Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Laura Koveshi: Po hetojmë mbi 120 raste të keqpërdorimit të fondeve të BE-së në Bullgari

Laura Koveshi
Foto: BGNES

Prokuroria Publike Evropiane mori një numër rekord ankesash nga Bullgaria dhe tashmë po heton mbi 120 raste, tha Prokurorja e Përgjithshme evropiane Laura Koveshi pas takimit të saj në Sofje me Kryeministrin Kirill Petkov.

“Morëm informacion për mashtrime me fondet e BE-së – më në veçanti të lidhura me prokurimet publike, abuzimet në bujqësi, ndërtim, fondet për rimëkëmbjen pas Covid-19”, saktësoi ajo.

Laura Koveshi tha gjithashtu, se Këshilli i Ministrave do të bëhet pikë kontakti me Prokurorinë Publike Evropiane dhe ky është një sinjal i qartë i një angazhimi të fortë në nivelin më të lartë. “ Morëm sinjale të shumta shkeljesh dhe tani është koha që autoritetet bullgare të fillojnë të punojnë për çështje shumë komplekse me ne, prandaj jemi këtu”, shtoi Prokurori i Përgjithshëm Evropian. Ajo theksoi rëndësinë që autoritetet bullgare të dërgojnë sinjale në Prokurorinë Publike Evropiane.

Laura Koveshi falënderoi Kirill Petkovin për vendosmërinë dhe vizionin e tij të qartë në luftën kundër korrupsionit. “Ne ndajmë të njëjtat prioritete, flasim të njëjtën gjuhë. Nëse nuk zbulohet mashtrim, nuk do të ketë hetim. Kjo është pika fillestare”, tha ajo. Nga ana e tij, kryeministri e cilësoi bisedimet gjithëpërfshirëse, me frymë konstruktive dhe me ambicien e përbashkët se do të punojnë së bashku për zbardhjen e shkeljeve, korrupsionit dhe krimeve që lidhen me fondet e BE-së.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Rritja e çmimit shtesë të produkteve të qumështit në Bullgari kalon 100%

Konsumatorët bullgarë detyrohen të paguajnë çmime të pajustifikueshme të larta për mallrat bazë dhe në të njëjtën kohë dëmtohen prodhuesit dhe përpunuesit e ushqimit. Shoqata e Kapitalit Industrial në Bullgari dhe Shoqata Kombëtare e Përpunuesve të..

botuar më 25-02-13 10.33.PD

Rinovimi i aeroportit “Graf Ignatievo” do të kushtojë mbi 110 milionë euro

Pak më shumë se 110 milionë euro do të kushtojë riparimi urgjent i aeroportit “Graf Ignatievo”. Kontratat për riparimet janë me katër kompani, të cilat Ministria e Mbrojtjes i shpalli publikisht.  Sipas ministrit të mbrojtjes Atanas Zaprjanov, vonesa në..

botuar më 25-02-13 10.14.PD

Parashikimi i motit për 13 shkurtin

Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°, në zonat lindore - deri në minus 8°. Në Sofje do të jetë rreth minus 3°. Gjatë ditës do të mbajë vranësira edhe në Bullgarinë Lindore dhe në pjesën më të madhe të vendit. Deri në..

botuar më 25-02-12 7.35.MD