Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Piktori i ri Kostadin Zhikov dhe imazhet e tij të bukura dhe paqësore femërore

"Shpirti nuk bën dot pa artin, ai do të na ruajë edhe pas luftërave"

13
Foto: arkiv personal

Gjatë muajit mars, të cilin ne bullgarët e quajmë muajin e grave, për shkak të kohës së ndryshueshme jashtë dhe për shkak të festës së gruas më 8 mars, në fokus është “Ajo”, me bukurinë e saj, me estetikën dhe me rolin e saj në botën e ndërlikuar në të cilën jetojmë. 

Gruas si një muzë i është përkushtuar ekspozita “8 burra për 8 marsin”, e cila mund të shikohet deri në fund të muajit në sallat e “Shtëpisë së Sofjes”. Në të shikojmë imazhin e gruas, të rikrijuar si një  shpërthim ngjyrash, një figurë e stilizuar femërore apo edhe një skulpturë abstrakte në të cilën imagjinata mund të zbulojë ndërthurjen e fillimeve mashkullore dhe femërore në botën që na rrethon. Piktori i ri Kostadin Zhivkov ka prezantuar një cikël të tërë imazhesh piktoreske të bashkëkohësve tanë të vërtetë, të rikrijuara në madhësinë e natyrshme. Pikturat e tij janë të shkëlqyera dhe emocionuese, dhe artisti duket se dëshiron të na inkurajojë të kërkojmë realendhe të përjetshmen në botën iluzore dhe të ndryshueshme. 

Kostadin Zhivkov

“Si tërësi gruaja është një mister i madh, jo thjesht për mashkullin, por më tepër për piktorin, për krijuesin”- thotë Kostadin Zhikovi. Në krijimtarinë e tij ai ka një cikël të tërë portretesh të grave, ku secila prej tyre mban ornamente prej qëndismave folklorike bullgare.  

“Synimi im kryesor në këtë cikël është një ndërthurje e estetikës së Rilindjes me atë të folklorit bullgar, që kemi në artet dekorative - qëndismat, qilimat. Estetika rilindëse karakterizohet me pikturën anatomike dhe ndërtimin plastik të imazhit përmes një koloriti të ndërlikuar. Aty piktori mundohet të bëjë mundësisht sa më shumë nuanca të ndërlikuara. Kurse në estetikën tonë folklorike kërkohet një shprehje e fortë e dekorimit dhe stilizimit të imazhit, e sjellë deri në shkallën e shenjës dhe të simbolit. Në motivet folklorike kemi ngjyra të theksuara dhe kombinime ngjyrash shumë të guximshme. Pikërisht këtë po mundohem  që ta realizoj, të gërshetoj dy ekstremet - estetikën natyrale të Rilindjes dhe folklorin bullgar – dekorativ, por shumëngjyrësh, ndikues dhe shumë tërheqës, joshës. Këto janë modele reale, vajza të vërteta, të cilat mund të njihen në pikturat. Unë i zgjedh modelet sipas ndjenjës sime të brendshme. Nganjëherë filloj të pikturoj një model, por piktura nuk realizohet, prandaj kryesorja është frymëzimi, ai dikton çdo gjë në pikturim”.  

Kostadin Zhikov thotë se  është i ndikuar në punën e tij si dhe në botëkuptimin e tij shumë fort nga pikturat e Vlladimir Dimitrov - Mjeshtrit. “Por është shumë e vështirë të matesh me një kolos të tillë si Mjeshtri, sepse ai është i paarritshëm në artin e pikturimit “, pohon piktori.

“Unë aspak nuk mund të krahasohem me të, por unë kam një dashuri të sinqertë ndaj personalitetit të tij dhe gjatë viteve sikurse në ndonjë mënyrë të natyrshme erdhi ky ndikim. Ai u paraqit në punën time, por jam munduar që gjithmonë të jem unë vet. Ka ditë në të cilat unë thjesht shëtis mes natyrës, zhytem në të dhe peizazhet sikurse vet më gjejnë. Unë i pëlqej shumë peizazhet nga mali Rodopa, që aty janë rrënjët e mia.

Shumë nga peizazhet, të cilët i kam pikturuar, janë nga Kovaçevica, Leshten, Dolen. Aty unë kërkoj imazhet e mia, të cilat të jenë pak nostalgjike, por më tepër jokalimtare. Në fshatin bullgar shikoj pamjen e përjetshme të një rehatie, të njerëzve të zakonshëm, të cilët ruajnë më të mirën tek njeriu - të jetojnë bashkë dhe t’i ndihmojnë njëri tjetrit. Në qytet kemi harruar se çfarë do të thotë të jemi bashkë, aty çdo një është një ujk i vetmuar dhe në këtë sfond spikat egoja, kurse ajo nuk është një këshilltare e mirë e njeriut.”

Arti mund të shërbejë si një strehë, shpëtim nga realiteti i ashpër, më në veçanti gjatë kohës së ngjarjeve, dëshmitarë të të cilëve jemi në këtë moment, mendon Kostadin Zhikov.

“Kohët e fundit më ra në dorë një mendim tepër interesant të mësuesit Petër Dënov për luftën, ai ka jetuar gjatë kohës së Luftës së Dytë Botërore dhe thotë, se kur zhvillohet luftë në botë, ne që të gjithë jemi përgjegjës për të. Lufta fillimisht është brenda nesh, sepse edhe nëse kemi një armiqësi të vogël, ajo regjistrohet në botën e përgjithshme psikike, e cila fshihet pas materies dhe më pas shpërthen në një pikë të caktuar nevralgjike. Por, madje edhe në krizë, njerëzimi nuk mund të jetojë pa piktura, muzikë, libra dhe poezi. Shpirti ynë ka nevojë për art, pavarësisht sesa momente të vështira po përjetojmë. Arti është ai i cili do të na ruajë”.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv personal




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një festival në Paris prezanton kinemanë e re bullgare

Janë 4 shfaqje emocionuese të kinemasë bullgare në Paris. Nga data 10 deri më 13 shtator në kryeqytetin francez do të mbahet Festivali i Kinemasë Bullgare, ndërsa edicioni i gjashtë i tij është nën moton "Së bashku më të fortë".  "Këtë vit duam..

botuar më 24-09-10 7.30.PD

“Rrugica e Librit” në Sofje

Deri më 15 shtator, Bulevardi “Vitosha” i kryeqytetit dhe parku përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës janë shndërruar në një librari të madhe në ambient të hapur. Edicioni i radhës i "Rrugicës së Librit", organizuar nga Shoqata "Libri..

botuar më 24-09-09 1.05.MD

Bullgarët në Brazil e ruajnë emrin dhe lidhjen me atdheun e tyre si një trashëgimi të çmuar

Brazili është ndoshta një nga destinacionet më pak të njohura për të emigruar mes bullgarëve sot. Vetë vendi nuk ka një standard jetese kaq të lartë, megjithatë bashkatdhetarët tanë që kanë zgjedhur të jetojnë atje janë shumë të kualifikuar...

botuar më 24-09-05 7.15.PD