"Pavarësisht nga preteksti për luftën në Ukrainë, asgjë nuk mund të justifikojë shkeljen e sovranitetit kombëtar të vendit, viktimat, shkatërrimet dhe vuajtjet e mëdha," tha Presidenti Rumen Radev në Bukuresht pas takimit me homologun rumun Klaus Johannis. Ai shtoi se lufta pranë kufijve tanë po ndryshon rrënjësisht mjedisin e sigurisë në rajon. "Rreziqet e përshkallëzimit të konfliktit në rajon janë fakt," tha ai. Sipas Presidentit bullgar, kriza në Ukrainë ka nxjerrë në pah nevojën për lidhje gjithëpërfshirëse midis Rumanisë dhe Bullgarisë – në fushën e infrastrukturës, transportit, energjisë, lidhjeve digjitale dhe teknologjive për sa u përket tubacioneve të reja të furnizimit me karburant.
Nga Rumania, Rumen Radev kërkoi një përgjigje të qartë nëse avionët luftarakë MiG-29 do të mund të shërbehen në Rusi, ose kjo mund të bëhet në një vend tjetër. Në rast të kundërt, rrezikojmë që qielli në Bullgari të mbete i pambrojtur, deklaroi Kreu i Shtetit bullgar.Më në fund ekziston vullneti politik në nivelin më të lartë për të zgjidhur konfliktin midis Ukrainës dhe Rusisë përmes diplomacisë dhe ky proces duhet të mbështetet. Këtë e theksoi presidenti Rumen Radev para gazetarëve para hapjes së Konferencës së..
Bashkëkryetari i “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP) Kirill Petkov do të shkojë në gjykatë për arrestimin e liderit të GERB, Bojko Borisov, më 17 mars 2022. Zyra e prokurorit ngriti padinë kundër Petkovit në Gjykatën e Qytetit të Sofjes dy muaj pasi ai hoqi..
Dorëzimi i buxhetit është shtyrë me një javë për shkak të angazhimit të Bullgarisë për të përgatitur një plan strukturor dhe fiskal, njoftoi BTA. Ministrja e financave Temenuzhka Petkova shpjegoi në margjinat e Kuvendit se nevojiten disa ditë që plani, i..
Këshilli i Ministrave nuk ka diskutuar hipotezën e pjesëmarrjes së mundshme të Bullgarisë me forcat paqeruajtëse në Ukrainë. Kështu ka deklaruar për..
Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e..
Ekspozita Ndërkombëtare për Vreshtari dhe Verëtari "Vinaria 2025" do të prezantojë trendet më të fundit në prodhimin e verës në Panairin e Plovdivit. Në..