Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ministrja e Drejtësisë Nadezhda Jordanova nuk do të diskutojë me Laura Kövesi për dorëheqjen e Prokurorit të Përgjithshëm

Ministrja e Drejtësisë Nadezhda Jordanova
Foto: BGNES

Dorëheqja e Prokurorit të Përgjithshëm të Bulgarisë Ivan Geshev nuk do të jetë temë e bisedimeve me Prokuroren e Përgjithshme Evropiane Laura Kövesi gjatë vizitës së saj në Bullgari më 16 mars, tha Ministrja e Drejtësisë Nadezhda Jordanova. Ajo sqaroi se çështja e kërkimit të përgjegjësisë nga Prokurori i Përgjithshëm është jashtë kompetencës së Prokurorisë Evropiane, përveç nëse bëhet fjalë për krime me fondet evropiane. Të enjten, Jodanova dhe Kövesi do të diskutojnë ndryshimet në ligjin gjyqësor për t'u siguruar  prokurorëve bullgarë veprimtari efektive dhe referim më të lehtë në Prokurorinë Evropiane, si dhe ndryshimet në Kodin Penal për të rritur dënimet për keqpërdorimin e parave evropiane. Nadezhda Jordanova theksoi në takimin vjetor të biznesit me qeverinë se reforma në drejtësi është në një kontekst krejtësisht të ri dhe mungesa e saj do të ndikojë mbi aksesin në fondet e BE-së.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Për Bullgarinë, Vietnami është një partner i rëndësishëm

Pas takimit me homologun vietnamez Lëong Cëong në Hanoi, presidenti Rumen Radev theksoi se Bullgaria do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Vietnamit, njoftoi e dërguara speciale e..

botuar më 24-11-25 10.59.PD

Fryma festive pushton kryeqytetin

Sofja do të presë festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri me dekorime të shkëlqyera në të gjitha zonat e qytetit. Theksi kryesor në transformimin e kryeqytetit do të jenë Pemët e bukura të Krishtlindjes të vendosura në vende kyçe. Më e larta mes tyre..

botuar më 24-11-25 9.05.PD

Në shumë qytete do të mbahen demonstrata kundër dhunës ndaj grave

Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave para ndërtesës së Gjykatës së kryeqytetit do të mbahet një marsh proteste organizuar nga “Mobilizimet Feministe”. Qëllimi është tërheqja e vëmendjes së shoqërisë dhe institucioneve ndaj..

botuar më 24-11-25 8.10.PD