Çmimi i gazit natyror nuk do të rritet me 58% në prill, siç parashikoi Bulgargaz. Këtë e garantoi kryetari i Komisionit Rregullativ për Energjinë dhe Ujin, Stanisllav Todorov, duke iu referuar çmimeve në bursa që janë qetësuar ditët e fundit.
“Tregjet reagojnë në panik ndaj çdo lajmi të marrë nga zona e luftës”, shtoi ai. Sipas tij, rritja do të bëhet e qartë në ditët e fundit të marsit, por nëse llogaritet sot ajo duhet të jetë rreth 30%.
Sipas kryeministrit Kirill Petkov, kërkesa e Bulgargaz për të rritur çmimin e gazit natyror me afro 60% është për shkak të veprimeve të ish-menaxhmentit të kompanisë, e cila refuzoi lëndën e parë të lirë azere. Ai bëri të ditur se do të përpiqet të arrijë një marrëveshje të re me Azerbajxhanin në mënyrë që vendi ynë të marrë sërish sasi më të lira.Përfaqësuesit e popullit nga GERB-SDS dorëzuan në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për interpretimin e dispozitave të Ligjit Themelor të vendit, njoftoi BTA. Deputetët kërkojnë qartësi për çështjen nëse me skadimin e mandatit të anëtarëve të..
Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje, duke bërë provën e dytë për të zgjedhur kreun e institucionit. Procedura dështoi në përpjekjen e parë..
Moti do të jetë i kthjellët gjatë natës . Era do të pushojë në shumicën e zonave. Pas mesnate përgjatë lumit Danubi, vende-vende në lugina, lumenj dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të formohet mjegull dhe do të ketë ulje të dukshmërisë..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..