Inflacioni vjetor në Bullgari u përshpejtua për të 12-in muaj radhazi, duke arritur 10 për qind në krahasim me janarin kur ishte 9.1 për qind. Ky është niveli më i lartë i inflacionit në vend që nga tetori i vitit 2008, sipas Institutit Kombëtar të Statistikave. Në muajin shkurt, çmimet e konsumit u rritën me 1.4 për qind krahasuar me muajin janar. Çmimet e ushqimit dhe transportit janë një kontribuues i madh për rritjen.
“Nuk ka shkelje të rënda të çmimeve”, tha para BNR Dimitër Margaritov, Kryetar i Komisionit për Mbrojtjen e Konsumatorëve. Ai shpjegoi se nuk ka arsye për shqetësim dhe panik konsumatori, duke bërë thirrje për blerje të arsyeshme dhe të qetë.
Në muajin dhjetor, 1 miliard leva (500 milionë euro) do t'i drejtojmë komunave për investime në kuadër të Planit Strategjik për Zhvillimin e Bujqësisë dhe Zonave Rurale 2023-2027, kështu tha ministri i bujqësisë, Georgi Tahov, para mbledhjes..
Përfundoi pa konsensus mbledhja e sotme e Këshillit Kombëtar për Bashkëpunim Trepalësh, në të cilin u diskutua një projekt-dekret i qeverisë për rritjen e pagës minimale nga 933 leva /477,04 euro/ në 1077 leva /550,66 euro/ nga 1 janari 2025...
Terminali i gazit të lëngshëm natyror në Aleksandrupolis, në të cilin Bullgaria është bashkë-aksionare, tashmë kontribuon në konkurrencën jo vetëm të Greqisë dhe Bullgarisë, por edhe të të gjithë rajonit. Kështu tha ministri në detyrë i energjetikës,..