Në kryeqytetin bullgar ka mbi 1400 objekte të cilat janë pjesë e trashëgimisë së paluajtshme kulturore. Prej tyre vetëm 600 kanë status mbrojtjeje – shpjegon Ljubomir Georgiev, ish drejtor i Shoqatës Bashkiake “Sofijaplan”. Procedura të ngadalta administrative dhe parregullsi në dokumentacionin e shumicës së këtyre godinave, i cili shpesh është vetëm në format letre, lejojnë që të dhënat për gjendjen dhe statusin e tyre të manipulohen dhe pengon vlerësimin e asaj që është e vlefshme për shoqërinë dhe specialistët.
Në një raport të vet, botuar në vitin 2019, Gjykata e Auditorëve tregon një sërë mangësish si në legjislacionin që rregullon mbrojtjen e monumenteve të paluajtshme të kulturës, ashtu edhe në kontrollin e ruajtjes së tyre. Dhe përderisa institucionet po transferojnë përgjegjësinë, shumë ndërtesa janë të lënë në mëshirën e kohës dhe kështu qytetet bullgare po humbasin pamjen e tyre.
Sidoqoftë shpresë ka dhe ajo fshihet në njohjen e mirë të historisë dhe gjendjen e godinave që ruajnë gjurmët e epokave të kaluara. Ky është çelësi për pjesëmarrje më aktive të qytetarëve në debatin për mbrojtjen e tyre. Arsyeja: njerëzit janë të prirë të duan dhe të vlerësojnë gjërat që dinë.
“Misioni ynë nuk është aq të punojmë me institucionet sesa të bëjmë publike shkatërrimin e objekteve të këtilla, të tregojmë ekzistencën e problemeve të ngjashme. Në këtë mënyrë, ne shpresojmë që njerëzit që kanë vendosur të ndërmarrin veprime keqdashëse kundër një objekti të tillë, mund të vijnë në vete dhe të heqin dorë – shpjegon para Radio Bullgarisë Vasill Makarinov, kurator në Muzeun Politeknik në Sofje.
Edhe pse kushton shumë mundime dhe përkushtim, detyra është e arritshme – këtë e vërteton puna e Vasilit dhe bashkëmendimtarët e tij. Të bashkuar nga dashuria e tyre ndaj trashëgimisë arkitekturore në Fondacionin “Modernizmi Arkitekturor Bullgar” ata tashmë arritën një fitore të rëndësishme – parandaluan shkatërrimin e Terminalit 1 të Aeroportit të Sofjes – një kryevepër të çmueshëm arkitekturor nga vitet 40-të të shekullit XX.
Të mbrojmë trashëgiminë arkitekturore nga fillimi i shekullit XX
Vasill Makarinov dhe miqtë e tij ofrojnë qarkullime speciale nëpër Sofje për të njohur arkitekturën nga dekadat e parë të shekullit XX. Entuziastët për t’u kthyer pas në kohë mund ta bëjnë këtë duke parë interierin e dy apartamenteve të jashtëzakonshme, të cilat ruajnë frymën autentike të kësaj epoke.
Sa është numri i shtëpive të banuara dhe të mirëmbajtura si këto është e vështirë të thuhet. Por mund të supozohet, se ato po bien me shpejtësi – një dëshmi për këtë janë ornamentet e shumta karakteristike, dyert, dritaret dhe mobilet e hedhura, pra pikërisht ato elemente të cilat u japin atyre atë bukuri unike, shpjegon Vasill Makarinov.
“Duke vizituar ambiente të tilla të brendshme, duam të tregojmë se edhe sot është e mundur që njeriu të jetojë në hapësira të tilla – është kategorik ai. – Për ta bërë një vend të mirë për të jetuar, nuk është gjithmonë e nevojshme të ndërmerret një rinovim të madh. Pronari mund të kujdeset për të restauruar interierin autentik. Një veprim i tillë mund të çojë edhe në rritjen e vlerës së pronës.”
Të tre shokët nuk ndalojnë së shfrytëzuari çdo minutë të lirë edhe për kërkimet e tyre në terren në mbarë vendin. Njeri prej tyre i çon në kryeqytetin detar Varna, ku në fillim të majit planifikojnë një xhiro kushtuar godinave të nderuara në periudhën midis dy luftërave botërore.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNES, foundationbma.org
Në Ekspozitën Botërore të Turizmit WTM në Londër, Bansko u dallua si një nga destinacionet më të dëshirueshme në botë. Qyteti turistik hyri në top 10 të renditjes prestigjioze të Lonely Planet - "Më i miri në udhëtim 2025". "Kjo është një tjetër..
Dokumentari i Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) "Pasqyra shpirtërore e qytetit të krishterë Nesebër" u nderua me gjithsej katër çmime në tri festivale prestigjioze ndërkombëtare të filmit në Brazil, Gjeorgji dhe Portugali. Skenarist i filmit është..
Udhërrëfyesi i njohur i udhëtimit "Lonely Planet" e renditi resortin bullgar Bansko në Pirin ndër vendet më të mira për t'u vizituar vitin e ardhshëm në udhëzuesin e tij " Best in Travel 2025", raportoi BTA. Platforma e përshkruan Banskon si "një..