Një nga periudhat më të errëta në historinë e shekullit të kaluar është Lufta e Dytë Botërore dhe persekutimi i hebrenjve dhe jo-arianëve. Të persekutuar dhe të poshtëruar nga regjimet fashiste të vendeve aleate të Rajhut të Tretë, miliona hebrenj vdiqën në varreza masive dhe kampe përqendrimi. Ideologjia antisemitе fitoi vrull jo vetëm në vendet e Paktit Trepalësh (midis Romës,Berlinit dhe Tokios), por edhe në vende si Hungaria, Rumania, Bullgaria, Sllovakia, Kroacia dhe Finlanda, të cilat e ndryshuan legjislacionin e tyre në përputhje me ligjet naziste të Gjermanisë. Shumica e këtyre vendeve iu nënshtruan urdhrit për të dëbuar popullsinë hebraike në kampet e vdekjes. Megjithatë, Bullgaria arriti të shpëtojë mbi 48 000 hebrenj, falë disa bullgarëve që tërhoqën shumicën e shoqërisë për kauzën humane në mbrojtje të hebrenjve.
Më 10 mars 1943 Kisha Ortodokse Bullgare, përfaqësuar nga Mitropoliti i Sofjes Stefan dhe Mitropoliti i Plovdivit Kirill, pengoi dëbimin e qindra hebrenjve nga Plovdivi. Në të njëjtën kohë, nënkryetari i Kuvendit Popullor Dimitër Peshev dhe 43 deputetë zbuluan një marrëveshje të fshehtë midis Bullgarisë dhe Rajhut të Tretë për të dëbuar dhjetëra mijëra hebrenj dhe prishën planet e Gjermanisë naziste.Për këtë akt kanë meritë katër bullgarë nga qyteti Kjustendill - deputeti Petër Mihalev, tregtari Asen Suiçmezov, mësuesi Vladimir Kurtev dhe avokati Ivan Momçillov. Izraeli ka shprehur mirënjohjen ndaj heroizmit të tyre nëpërmjet Memorialit “Jad Vashem”, duke i shpallur "Të ndershmit e botës" - një titull nderi që u jepet njerëzve me origjinë jo-hebraike që kanë rrezikuar jetën e tyre për të shpëtuar hebrenjtë gjatë Holokaustit.
Për të kujtuar ngjarjet e së kaluarës së afërt, Shtëpia-Muze "Dimitër Peshev" në Kjustendill ruan dokumente dhe sende të rëndësishme që na njohin nga afër me qytetarët e Kjustendilit, të cilët e pranuan shpëtimin e hebrenjve bullgarë si detyrë të tyre.
Ky është i vetmi vend në Bullgari kushtuar kujtimit të këtyre bullgarëve të guximshëm që guxuan t’u kundërvihen urdhrave të nazistëve.Falë tyre, vendi ynë arriti të fshijë një pjesë të turpit të bashkimit me regjimet naziste, megjithëse më vonë, pas 9 shtatorit 1944, qeveria nuk u dha mirënjohjen e duhur dhe i dënoi si "armiq të popullit" për mëkate që nuk kanë bërë. Që pas njohjes së tyre nga Izraeli, ata u dekoruan pas vdekjes së tyre me urdhrin më të lartë shtetëror "Stara Pllanina" - shkalla I dhe u shpallën "qytetarë nderi të Kjustendilit".
Ndërsa Bullgaria mban të gjallë kujtimin e ngjarjeve të marsit të vitit 1943, në disa nga vendet ku u kryen mizoritë e nazistëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre, po heshtet. Vetëm tregimet e të mbijetuarve të paktë kujtojnë torturat dhe vuajtjet e viktimave të nazizmit për të mbajtur të zgjuar ndërgjegjen e njerëzimit, i cili ka të ngjarë të përsërisë mëkatet e paraardhësve të tij.
E trishtueshme është se pikërisht në këtë Evropë, ku janë kryer krimet më të këqija kundër njerëzimit, sot jemi përsëri dëshmitarë të procesioneve me pishtarë dhe të propagandës së ideologjive neo-naziste, ideologji të cilat e shfrytëzojnë me mjeshtëri pakënaqësinë e shoqërisë. Prandaj është e nevojshme të kujtojmë Holokaustin çdo herë, që të mos lejojmë që e kaluara e errët të pushtojë të tashmen dhe të ardhmen tonë.
Përgatiti në shqip: Vesella MançevaFoto: registersofia.bg, arkiv
Vullnetarë përfshihen në pastrimin dhe rimëkëmbjen e manastirit “Shën Spas” pranë majës Bakaxhik në rajonin e qytetit Jamboll të Bullgarisë Juglindore. Aksioni u organizua më 2 nëntor nga kryebashkiaku i fshatit të afërt Çargan, Stoimen..
Në vitin 1847, në familjen e Hristo Ivanov Bankovit - një njeri i urtë nga një familje e vjetër dhe mjeshtër i të ashtuquajturave “eminii” (pantofla), në një nga mëhallët e qytetit të Gabrovos (Bullgaria Qendore) lindi djali i dytë i Hristos...
Muzeu Historik Rajonal në Razgrad më 30 tetor në lidhje me mbylljen e sezonit turistik organizon një xhiro falas në Rezervatin Arkeologjik "Abritus". Gjatë gjithë ditës, ata që dëshirojnë të eksplorojnë Abritusin e lashtë do të shoqërohen dhe do të..
Vullnetarë përfshihen në pastrimin dhe rimëkëmbjen e manastirit “Shën Spas” pranë majës Bakaxhik në rajonin e qytetit Jamboll të Bullgarisë Juglindore...