Rastet e reja me Covid-19 në 24 orët e fundit janë 1920. Sipas Portalit të Unifikuar të Informacionit, 11,62% e 16 525 testeve të kryera janë pozitive. Të shtruarit në spitale janë 2744 veta, nga të cilët 365 në repartin e terapisë intensive. Të sapoardhurit janë 254, 82,28% e të cilëve nuk janë vaksinuar. Në 24 orët e fundit kanë vdekur 31 persona dhe 90.32% e tyre nuk janë vaksinuar. 3776 pacientë u raportuan të shëruar.
Shumica e rasteve të reja janë në Sofje - 505, Varna - 249 dhe Burgas - 173.
Numri i personave të vaksinuar gjatë 24 orëve të fundit është 2691 veta. Tashmë në Bullgari janë 2 051 307 persona me një cikël vaksinimi të përfunduar dhe 698 796 me tre doza.Mjeshtri italian i kuzhinës Daniele Priori së bashku me 10 të rinj me aftësi të kufizuara intelektuale do të përgatisin një drekë italiane në Qendrën Ditore “Bota” të Fondacionit “Bota e Marisë”. Priori dhe të rinjtë do të gatuajnë makarona "AUMM -..
Gjatë natës dhe të enjten një front i ftohtë atmosferik do të kalojë në vend nga veriperëndimi. Në shumë vende në rajonet perëndimore dhe në Fushën e Danubit do të bien reshje shiu, të cilat shpejt do të kalojnë në borë në zonat e larta të Bullgarisë..
56% e bullgarëve preferojnë që Legjislatura e re e 51-të të Kuvendit Popullor të formojë një qeveri, edhe nëse kjo është me çmimin e kompromiseve. Këtë e tregon një sondazh përfaqësues kombëtar i kryer nga Agjencia Sociologjike “Gallup International”..
Përpjekja e pestë radhazi e deputetëve për të zgjedhur një kryetar të Kuvendit Popullor nuk solli rezultat. Në votim u vunë katër kandidatë - Natalija..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Autoritetet në Greqi do të dërgojnë më shumë policë për të punuar në postbllokun "Promahon" në kufirin me Bullgarinë për përpunimin më të shpejtë të..