Bordi i Fondit Monetar Ndërkombëtar /FMN/ ka miratuar 1.4 miliardë dollarë fonde emergjente për Ukrainën. Fondet do t'i lejojnë vendit të plotësojë nevojat urgjente të bilancit të pagesave, të cilat rrjedhin nga efektet e luftës në vazhdim. Sipas Kristalina Georgievës, kryetare e FMN-së, pushtimi rus do të çojë në një recesion të thellë këtë vit.
Veprimet ushtarake në Ukrainë po vazhdojnë tashmë 15 ditë dhe luftimet rreth kryeqytetit Kiev po intensifikohen. Pak pas mesnate u njoftua për goditje në zona të banuara dhe mbi një tubacion gazi në qytetin Ohtirka të rajonit të Sumit, njoftohet edhe për njerëz të vdekur. Një spital për nëna dhe fëmijë u shkatërrua nga granatimet e djeshme të Mariupolit, ka informacione për të paktën 17 persona të plagosur. Nuk ka njoftime për vdekje. Sulmi shkaktoi zemërim në të gjithë Evropën dhe u dënua nga Kombet e Bashkuara, Shtetet e Bashkuara dhe organizatat humanitare, duke përfshirë “Mjekët pa Kufij”. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres e quajti sulmin "të tmerrshëm" dhe bëri thirrje që "kjo dhunë e pakuptimtë të ndalet". Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski ka akuzuar Rusinë për gjenocid dhe ka bërë thirrje për sanksione edhe më të ashpra ndaj Moskës.
Sot, në Turqi, Ministrat e Punëve të Jashtme të Ukrainës dhe Rusisë, Dmitri Kuleba dhe Sergei Lavrov do të negociojnë kushtet e ndërprerjes së armiqësive.Sipas sondazhit të rregullt sociologjik të Agjencisë “Gallup International Bolkan” në janar 2025, shoqëria ka pritshmëri të moderuara për ndryshime pozitive në Evropë dhe Bullgari nga politikat e presidentit të ri të SHBA-së, Donald Trump. 30.4% e..
Bullgaria mori sinjale inkurajuese në takimin e Eurogrupit."Vendi bëri një përparim të mëtejshëm në përmbushjen e kriterit të stabilitetit të çmimeve", tha Komisioneri Evropian për Ekonominë Valdis Dombrovskis. Kur Sofja konsideron se është gati të..
Vendimi për dërgimin e trupave në Ukrainë është prerogativë ekskluzive e parlamentit. Kështu thuhet në një qëndrim të Ministrisë së Punëve të Jashtme, pas një kërkese të SHBA-së drejtuar vendeve evropiane. Pyetjet për pjesëmarrjen e mundshme në..
Një takim befasues, unë personalisht mendoj se duhet të zhvillohet me të gjithë liderët brenda BE-së dhe Britanisë së Madhe. Nënpresidentja Ilijana Jotova e..
Qytetet e Sofjes, Roterdamit dhe Cascais do të garojnë për titullin "Kryeqyteti Evropian i Demokracisë" në vitin 2026. Zgjedhjet do të zhvillohen deri më 12..
Të martën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°. Në Sofje do të jetë rreth minus 5°. Gjatë 24 orëve të ardhshme në pjesën më të madhe..