Viktoria Tomova përballoi kualifikueset e turneut të tenisit të serisë "Masters" në Kaliforni, pas fitores 6:4 dhe 6:1 ndaj Astra Sharma nga Australia. Ndeshja zgjati 63 minuta dhe Tomova nuk i la asnjë shans rivales së saj, e cila është e 96-ta në renditjen botërore të tenisteve.
Për herë të parë në karrierën e saj, bullgarja, e cila është e 111-ta në renditjen botërore, do të luajë në skemën kryesore të serisë WTA 1000. Në raundin e parë Tomova do të përballet me përfaqësuesen amerikane Claire Liu, e cila ka marrë “wild card”. 21-vjeçarja Liu është e 87-ta në renditjen botërore.
Tek meshkujt Grigor Dimitrov do të luajë kundër përfaqësuesit të nikoqirëve Tommy Paul.Mbi 500 pjesëmarrës në "Maratonën e Sofjes Ekiden" u nisën në një garë përgjatë rrugëve dhe kryqëzimeve kryesore në qendër të kryeqytetit midis Stadiumit Kombëtar “Vasill Levski” dhe Pallatit Kombëtar të Kulturës. Vrapimi mbahet për të dhjetën vit..
Tenisti më i mirë i Bullgarisë, Grigor Dimitrov, u kualifikua në çerekfinalen e US Open, pasi mundi rusin Andrej Rjublev. Në ndeshje që zgjati tre orë e 40 minuta, Dimitrov fitoi 3:2 sete - 6:3, 7:6 (3), 1:6, 3:6, 6:3 dhe barazoi bilancin e..
Paraolimpisti Ruzhdi Ruzhdi fitoi titullin e dytë olimpik në karrierën e tij. Atleti bullgar fitoi një medalje të artë në gjuajtjen e gjyles (kategoria F55) në Lojërat Paraolimpike në Paris. Paraqitja e shkëlqyeshme dhe 12.40 metrat e arritur..