Viktoria Tomova përballoi kualifikueset e turneut të tenisit të serisë "Masters" në Kaliforni, pas fitores 6:4 dhe 6:1 ndaj Astra Sharma nga Australia. Ndeshja zgjati 63 minuta dhe Tomova nuk i la asnjë shans rivales së saj, e cila është e 96-ta në renditjen botërore të tenisteve.
Për herë të parë në karrierën e saj, bullgarja, e cila është e 111-ta në renditjen botërore, do të luajë në skemën kryesore të serisë WTA 1000. Në raundin e parë Tomova do të përballet me përfaqësuesen amerikane Claire Liu, e cila ka marrë “wild card”. 21-vjeçarja Liu është e 87-ta në renditjen botërore.
Tek meshkujt Grigor Dimitrov do të luajë kundër përfaqësuesit të nikoqirëve Tommy Paul.Vesella Leçeva është kryetarja e re e Komitetit Olimpik Bullgar. Në mbledhjen e përgjithshme të organizatës, Leçeva, e cila është kryetare e Unionit Bullgar të Qitjes, doli mbi kryetaren shumëvjeçare të Lëvizjes Olimpike në vendin tonë, Stefka..
Sulmuesi i klubit grek PAOK, Kirill Despodov është futbollisti më i mirë në Bullgari për vitin 2024. Ai e fiton çmimin për herë të katërt radhazi dhe të pestën në përgjithësi.Despodov u dallua për herë të parë në vitin 2018, dhe është vazhdimisht..
Ivan Vezjuv fitoi një medalje të artë në skijimin në 100 metra në Lojërat Olimpike Speciale Botërore Dimërore (Special Olympics) në Torino. Në të njëjtën disiplinë në divizione të ndryshme, dy bullgare të tjera u ngjitën në podium - Asja Todorova..