Në çdo vendkalim kufitar bullgar do të ndërtohen qendra për lëshimin e dokumenteve të qëndrimit të përkohshëm për ukrainasit që ikin nga lufta, njoftoi në Parlament Kryeministri Kirill Petkov. Shteti do të krijojë gjithashtu një platformë për gjetjen e vendeve të punës dhe për integrimin e shpejtë të refugjatëve. Bullgaria, së bashku me Rumaninë dhe Moldavinë, do të ngrenë pika të përbashkëta kontrolli në kufirin moldavo-rumun për të lehtësuar orientimin e refugjatëve drejt Rumanisë dhe Bullgarisë. Këtë e bëri të ditur në Kishinau Ministrja e Jashtme bullgare Teodora Gençovska në një konferencë për shtyp me Kryeministrin dhe Ministër të Jashtëm të Moldavisë Nicolae Popesku. Molodova ka kërkuar më shumë autobusë bullgarë për të përshpejtuar evakuimin e refugjatëve. Gençovska ka premtuar që Sofja të njihet me problemin.
Në Moldavi, ku është për vizitë, Ministrja jonë e Jashtme përsëriti mbështetjen e Bullgarisë për anëtarësimin e Ukrainës, si dhe të Moldavisë dhe Gjeorgjisë në strukturat evropiane. Gjatë vizitës së saj në shtetin moldavian, Ministrja Gençovska së bashku me zëvendësministren Velisllava Petrova do të vizitojnë qytetin Taraklia, ku ka një komunitet bullgar.
Për të tretin vit radhazi, numri i mjekëve të rinj që duan të qëndrojnë në Bullgari pas diplomimit po rritet. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi mes 224 të diplomuarve bullgarë në vitin 2024 në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e..
Në kuadër të programit europian “Ndihma ushqimore dhe materiale bazë” vitin e kaluar, mbi 550 mijë persona janë asistuar me pako ushqimore bazë dhe 9 lloje të materialeve higjienike. Programi europian zbaton edhe operacionin “Dreka e nxehtë”,..
Të shtunën do të mbajë mot i ftohtë. Do të mbizotërojë mot me diell me rritje të përkohshme të vranësirave. Para mesditës do të ketë mjegull në disa vende fushore. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi lindor, në Bullgarinë Lindore - deri në..
Në kuadër të programit europian “Ndihma ushqimore dhe materiale bazë” vitin e kaluar, mbi 550 mijë persona janë asistuar me pako ushqimore bazë dhe 9..
Për të tretin vit radhazi, numri i mjekëve të rinj që duan të qëndrojnë në Bullgari pas diplomimit po rritet. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi..