Deri në prag të luftës në Ukrainë, turizmi ynë dimëror raportoi rezultate të mira në krahasim me vitin epidemik 2021, madje në Pamporovo filluan të flasin edhe për rimëkëmbjen e tregjeve të huaja.
Që nga dhjetori e deri në fillimin e luftës, qendra jonë e skive ka pritur mbi 100 mijë mysafirë bullgarë dhe të huaj ose me 30% më shumë kundrejt të njëjtës periudhë të vitit 2021, njoftuan menaxherët i saj. Mes të huajve dominojnë turistët anglezë, irlandezë, rumunë, turq, dhe moldavianë. Rreth pushimeve me rastin e Krishtlindjeve në vendpushim është llogaritur dhe një rritje e turistëve nga Rusia, pavarësisht se fluturimet e çartërit midis të dyja shteteve ishin ndërprerë akoma në fillim të pandemisë.
Koronavirusi ndryshon zakonet e njerëzve, të cilët udhëtojnë nëpër botë. Gjithnjë e më shpesh ata i anashkalojnë shërbimet e operatorit turistik dhe preferojnë të organizojnë vetë pushimet e tyre. Gjatë këtij dimri mbi gjysma e miqve në Pamporovo, janë turistë individual, të pa organizuar.
Në këtë moment skiatorët gëzojnë pista të shkëlqyera me mbi një metër borë natyrale. Në ski zonën punojnë përgjithësisht 12 teleferikë, ashensorë skish dhe shtigje.
Në dukje janë të gjitha kushtet që sivjet sezoni i skive të zgjasë deri në muajin prill, pohojnë nga industria. Por, në situatën e një konflikti ushtarak në shkallëzim, asnjë nuk e merr përsipër që të prognozojë sesi do të përfundojë sezoni turistik dimëror në Bullgari, por dhe nëpër botë!
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Facebook /Pamporovo
Duke filluar nga kjo verë, vizitorët në Vraca mund të eksplorojnë qytetin malor përmes turneve plotësisht falas me guidë sipas modelit të turneve të ngjashëm që ofrohen në qytetet kryesore evropiane . Ideja është që vizitori i cili është ne..
Në Bullgari ka më shumë se 5 mijë shpella, secila më misterioze dhe e paarritshme, secila me historinë, bukurinë dhe misteret magjepsëse. Disa nga këto thesare të vërteta nëntokësore janë të rregulluara dhe mirëpresin turistët. Ju sjellim..
Ofertat e pronave për pushime në Bullgari janë rritur me 30-40% në tre vitet e fundit. Aktualisht numri i tyre i kalon 20 mijë. Gjithnjë e më shumë klientë preferojnë të marrin me qira një apartament apo edhe një shtëpi të tërë gjatë pushimeve të..