Një ditë pas Festës Kombëtare të Bullgarisë -3 mars, në Muzeun Kombëtar të Historisë Ushtarake në Sofje u hap ekspozita me titull “Të denjë për liri”, kushtuar mijëra bullgarëve, të cilët kanë fituar lirinë e Bullgarisë në luftën Ruso-Turke (1877-1878). Eksponatet në të na kthejnë në ngjarjet që përpara 144 vjetëve dhe na rikujtojnë trimërinë e dhjetëra vullnetarëve, të cilët kanë marrë pjesë në luftimet tek Stara Zagora, Shipka dhe Shejnovo, dhe na rikujtojnë rolin e çetave vullnetare, ndihmës mjekësore dhe veprimtarinë e përkthyesvenë luftë. Mes eksponateve më kureshtare janë një revole dhe orë xhepi e priftit Petër Draganov, i cili ka bekuar flamurin e Samaras, si dhe shpatën, pushkën, arkivin dhe çmimet e kryemjekut të ushtrive vullnetare bullgare Dr. Konstantin Bonev. Është ekspozuar kyçi simbolik i Monumentit në majën Shipka, i dhënë mbretit Boris i III gjatë inaugurimit të monumentit, si dhe flamuri i vetëm i shpëtuar i çetës vullnetare bullgare në luftë. Ekspozita mund të shikohet deri më 30 qershor 2022.
Rikujtojmë se për herë të parë prej viteve e këtej dyert e Muzeut Kombëtar të Historisë Ushtarake në Sofje mbetën të mbyllura në festën Kombëtare të Bullgarisë - 3 mars. Vendimi u mor në shenjë të solidaritetit me Ukrainën dhe si një rikujtim se në një situatë si kjo e sotmja është me një rëndësi të madhe sesi e mendojmë historinë dhe mësohemi nga mësimet e së kaluarës.
Përpiloi: Vesella Krësteva
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Në vitin 1847, në familjen e Hristo Ivanov Bankovit - një njeri i urtë nga një familje e vjetër dhe mjeshtër i të ashtuquajturave “eminii” (pantofla), në një nga mëhallët e qytetit të Gabrovos (Bullgaria Qendore) lindi djali i dytë i Hristos...
Muzeu Historik Rajonal në Razgrad më 30 tetor në lidhje me mbylljen e sezonit turistik organizon një xhiro falas në Rezervatin Arkeologjik "Abritus". Gjatë gjithë ditës, ata që dëshirojnë të eksplorojnë Abritusin e lashtë do të shoqërohen dhe do të..
Më 26 tetor, Kisha jonë nderon kujtimin e Shën Dëshmorit të Madh Dhimitri të Selanikut, i konsideruar si një nga shenjtorët më të mëdhenj të Ortodoksisë. Në vendin tonë emri i tij lidhet edhe me rivendosjen e Mbretërisë së Dytë Bullgare në shekullin..