Historiku i kësaj kënge është pjesë e luftërave bullgare për pavarësinë kombëtare gjatë pushtimit pesëshekullor osman. Ajo u krijua nga Dobri Çintullov – një mësues dhe iluminist bullgar, luftëtar për liri kombëtare dhe kishtare, diplomant i Seminarit Teologjik në Odesë. Pikërisht atje ai krijoi tekstin e këngës. Ka shumë të ngjarë që melodia të përshtatej me një këngë të njohur në atë kohë, titulli i së cilës tashmë është e harruar. Një fat i tillë nuk ndodh kurrë me “Ku je ti dashuria besnike popullore” – një këngë simbol i zgjimit të një kombi. Një zgjim, që filloi me një “shkëndijë atdhedashëse” dhe u kthye në një “flakë të stuhishme”.
“Ku je, ti dashuria besnike popullore”, “Ngrihu, ngrihu, o trimi i Ballkanit”, “Era buçet, Ballkani rënkon” dhe disa këngë të tjera revolucionare të krijuara nga Dobri Çintullov, ngritën shpirtin e patriotëve bullgarë gjatë Kryengritjes së Prillit në vitin 1876 dhe Luftës Ruso-Turke, e cila e solli Çlirimin e Bullgarisë. Ato tingëllojnë edhe më sot me raste të ndryshme të lidhura me historinë bullgare duke përfshirë edhe me 3 marsin – Festën tonë Kombëtare.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: arkivMë 18 prill, saktësisht 130 vjet më parë në qytetin Trën lindi këngëtarja bullgare e operës dhe e muzikës popullore Gjurga Pinxhurova. 120 vjet nga lindja e Gjurga Pinxhurovës Duke kënduar këngët e nënës së saj që nga fëmijëria,..
Një nga këngët e fundit të yllit të dashur të disa brezave, Margarita Hranova, është "Bëhu dita ime". Në të, këngëtarja përsëri punon me Biljana Çokoeva-Angellova , e cila është autore e muzikës dhe tekstit. Autori i aranzhimit është Svetosllav..
E lindur në një familje muzikantësh, Dani Ilieva këndon për më shumë se dhjetë vjet. Ajo mori pjesë në disa formate muzikore, por arritja e saj më e madhe është çmimi nga Konkursi Kombëtar për Këngë Zbavitëse "Burgasi dhe Deti" . Tani..