Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 1 marsin

Gjysha Marta po vjen me temperatura nga minus 5 deri në plus 5 °

Foto: arkiv

Të martën temperaturat minimale të mëngjesit do të jenë nga minus 5 deri në 0°, për Sofjen priten minus 5. Gjatë ditës vranësira mbi vend do të jetë e konsiderueshme. Do të bjerë pak borë, kryesisht në Bullgarinë Lindore dhe male. Në Dobruxha dhe Lludogorie në mëngjes ka kushte për stuhi, temperaturat ditore do të arrijnë nga zeroja deri në 5 gradë, në Sofje do të jetë rreth zeros.

Në zonat malore do të mbajë vranësira me reshje të dobëta bore. Do të fryjë erë mesatare e fortë verilindore. Temperatura në lartësinë 1200 m do të jetë rreth minus 5, në 2000 m deri në minus 9 °.

Ditën e mërkurë moti do të mbetet pothuajse i pandryshuar.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nuk ka asnjë kërkesë për të dërguar personel ushtarak në Ukrainë, thanë ministrat në parlament

Askush, askund, në asnjë mënyrë, nuk e ka diskutuar çështjen e dërgimit të personelit ushtarak në Ukrainë për të marrë pjesë në armiqësitë midis Rusisë dhe Ukrainës. Kështu u tha deputetëve ministri i punëve të jashtme, Georg Georgiev. Georgiev,..

botuar më 25-02-20 11.31.PD

Në Maqedoninë e Veriut është hapur klubi i shoqatës bullgare “Ura Ballkanike”

Në Manastir u hap klubi i shoqatës për kulturë, arsim dhe traditë “Ura Ballkanike”. Kjo ndodhi në prani të ambasadorit të Bullgarisë në Maqedoninë e Veriut, Zheljazko Radukov dhe Konsullit të Përgjithshëm në Manastir Nikollaj Dimitrov, diplomatëve..

botuar më 25-02-20 9.44.PD
Ministri Krasimir Vëllçev dhe Patriku Daniil

Ministria e Arsimit po përgatit futjen e edukimit fetar

Arsimi duhet t'i bëjë fëmijët jo vetëm të ditur, por edhe njerëz të mirë. Kështu tha ministri i arsimit Krasimir Vëllçev në takimin me Patriarkun e Kishës Ortodokse Bullgare Daniil. "Ne jemi duke diskutuar futjen e orëve mësimore mbi virtytet..

botuar më 25-02-20 9.06.PD