Filmi me metrazh të shkurtër krejtësisht me një pjesëmarrje bullgare "Tri mbledhjet e Komitetit të Jashtëzakonshëm" (Three Meetings of the Extraordinary Committee) u nominua për çmimin e Akademisë Britanike të Filmit - BAFTA, në kategorinë e filmit më të mirë të shkurtër britanik. Regjisorë të filmit janë Michael Woodward dhe Max Barron. Dhe pavarësisht se që të dy nuk e flasin gjuhën bullgare, historia 18 minutëshe është e treguar krejtësisht në gjuhën bullgare, me pjesëmarrjen vetëm të njërit prej aktorëve bullgar dhe është i incizuar tek ne - në fshatin Studena, rrethi i Pernikut. “Ideja për këtë film në realitet filloi me vendndodhjen - ishte jashtëzakonisht e rëndësishme për ne se si mund ta përdorim këtë vend të pazakontë dhe këta artistë të lezetshëm, "thotë Barron.
Filmi është xhiruar në fillim të vitit 2020 në një stil krejt bardh e zi dhe është një metaforë e fortë për situatën e Brexitit dhe situatën në të cilën ndodhet Britania. Roli kryesor i është besuar të riut Martin Hristov.
Tabloja fotografike është vepër e kinematografit bullgar Krum Rodriges, i cili ka punuar në disa nga prodhimet më të suksesshme të filmit bullgar në 10 vitet e fundit - "Babai", "Lavdia" dhe "Viktoria". Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të mbahet më 13 mars.
Përpiloi: Vesella Krësteva
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Projekti i fundit i regjisorit Stefan Komandarev - "Universi Bllok" - është një nga 35 të përzgjedhurit në forumin më të rëndësishëm botëror për bashkëprodhimet filmike, Berlinale Co-Production Market. Çdo vit ka qindra kandidatë, procesi i..
Filmi më i ri bullgar "Para se të harroj" mund të shihet që nga sot në kinema. Ai rikrijon realitetin e trishtuar të një prej sëmundjeve më të zakonshme moderne - demencës. Skenaristja Teodora Stoillova-Donçeva është frymëzuar nga ngjarje reale. Filmi..
Në Galerinë e Arteve "Kvadrat 500" (pjesë e Galerisë Kombëtare) në Sofje, një ekspozitë prezanton koleksionin e Galerisë Kombëtare, që përmban njëzet e një fletë grafike të piktorit Pikaso (1881–1973). Veprat janë të lidhura tematikisht me..