Maria Krumova është një nga të paktat bullgare që niset në ishull jo për të ndjekur ëndrrën e emigrantit, por për dashuri. Gjatë dy viteve të qëndrimit të saj atje ajo ka përjetuar akoma dashuri të mëdha – ndaj luleve në pallatet aristokratike, ndaj anglezëve që kujdesen për kafshët e egra dhe ndaj ... flautit bullgar.
Edhe pse Maria Krumova jeton që prej vetëm 2 vitesh në Britani, ajo tashmë ndihet si një banore me të drejta të plota e një fshati të vogël afër qytetit Aylesbury. Vitin e parë ajo e kaloi në izolim për shkak të koronavirusit, por tani situata ndryshoi.
"Në fakt, arrita t’i njoh më mirë fqinjët e mi relativisht shpejt," tha ajo.- Kam fatin të takoj shumë njerëz për shkak të qenit, të cilin e shëtit vazhdimisht - më të afërmit prej tyre janë afrikano-jugorët, por ka edhe shumë anglezë e bullgarë interesantë.Dhe për shkak se fshati ynë i bukur ndodhet midis Oksfordit dhe Londrës, unë shkoj për të hedhur valle popullore në njërin qytet dhe vizitoj miqtë e mi në qytetin tjetër.”
Para se të emigronte, Maria është marrë me brand-strategji dhe brand-dizajn. Ndërsa kufizimet ishin më të forta për shkak të epidemisë, ajo filloi të bëjë studime në degën e dizajnit të kopshtit në Akademinë Kombëtare të Dizajnit / National Design Academy/ - sepse një nga hobet e saj është kopshtaria. Sot, ajo i kombinon dy profesionet, duke punuar me kohë të pjesshme si projektuese kopshtesh në pronat e anglezëve të pasur.
"Kam tetë vjet që jetoj në fshat, por në Bullgari kultivoja kryesisht perime dhe lulet nuk më ishin aq interesante," kujton Maria. - Ndërsa tani unë jam e çmendur pas luleve dhe ndiej kënaqësi të madhe të bëj art të vërtetë me to. Mezi pres pranverën për të parë se si duken në kopshte të gjitha lulet që kam mbjellë javët e fundit."
Duke jetuar në atdheun e saj, Maria Krumova ka qenë vullnetare në organizata të ndryshme për mbrojtjen e natyrës dhe ka udhëtuar në të gjithë vendin me një fotoaparat, duke filmuar akte të ndryshme të ndotjes së natyrës, si p.sh. depot e paligjshme të mbeturinave. Megjithatë, ajo thotë se nuk është nga ata njerëz që do të thonit: "Asgjë nuk është e mirë në Bullgari, gjithçka është e mrekullueshme në Angli".
“Dallimi i madh nuk është mes njerëzve të veçantë në Bullgari dhe në Angli, por mes bashkësive”, thotë Maria. - Para pak kohe isha në një mbledhje në bashkinë e fshatit, ku u diskutua synimi i bashkisë për të mbjellë një pemishte në një vend të egër. Por qindra njerëz thanë se nuk duan që pemët dhe shkurret të shkulen nga rrënjët, sepse mes tyre jetojnë shumë kafshë dhe zogj dhe tani do të bëhet një vlerësim mjedisor. Një shembull tjetër që bën përshtypje është ndërtimi i hekurudhës së re, e cila kalon pranë fshatit tonë - 30 eko-aktivistë kaluan 30 ditë në një gropë të hapur nën tokë në shenjë proteste që të mos silleshin pajisje të rënda në vend."
Për të jetuar në harmoni me veten dhe botën përreth saj, Maria Krumova vazhdimisht kërkon ekuilibrin, kështu qe të jetë e dobishme për komunitetin dhe njerëzit e dashur, prandaj është vullnetare në National Wildlife Trust. “Edhe pse paguani taksa, askush nuk ju ka borxh që të mbani rrugën tuaj të pastër. I detyrohesh vetes, nëse e respekton veten”, mendon Maria. Ajo gjen një ekuilibër midis zgjimit të mendjes dhe qetësimit të shpirtit të saj duke luajtur në flaut. Mësuesi i saj i parë ishte nga Çepelare, e takoi një dimër në qytetin Smoljan(Bullgari Jugore), pak para se të nisej për në jetën e saj të re. Dhe ajo nuk harroi të marrë me vete instrumentin e dashur për të luajtur muzikë popullore bullgare.”
Përpiloi: Diana Cankova /në bazë të intervistës së Ina Nikollovës për BNR-Stara Zagora/
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: arkiv personalBullgarja Sasha Bezuhanova, një menaxhere e njohur ndërkombëtarisht në industrinë dixhitale dhe një filantrope, u nderua me çmimin prestigjioz Women in Tech Global Lifetime Achievement 2024 për një kontribut të përgjithshëm në zhvillimin e teknologjisë dhe..
"Dy ditët më të rëndësishme në jetë janë dita kur keni lindur dhe dita kur e zbuloni pse." Ky është një mendim që i atribuohet shkrimtarit të famshëm Mark Twain. Bashkëbiseduesja jonë ndjek gjurmët e dashurisë, të cilat e çojnë në një vend tjetër, në një..
Vetëm disa kilometra në perëndim të kufirit midis Greqisë dhe Shqipërisë dhe rreth 40 kilometra nga qendra rajonale e Korçës ndodhet qyteti shqiptar i Bilishtit. Pjesë e popullsisë intelektuale atje është edhe Llazo Nestori - përfaqësues i pakicës..