Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Konflikti në Ukrainë rriti trafikun ajror mbi Bullgari

2
Aeroporti i Sofjes
Foto: Luiza Llazarova, BNR

Menaxhmenti i trafikut ajror është i gatshëm të shërbejë rritjen e trafikut ajror mbi Bullgari. Rritja e pritshme e trafikut është rreth 40 për qind. Autoritetet ukrainase kanë mbyllur të gjithë hapësirën ajrore të Ukrainës për fluturimet civile, përfshirë aeroportet. Moska gjithashtu mbylli aeroportet në Rusinë Jugore.

Ndërkohë, aeroporti i Sofjes maori leje për të kryer fluturime direkte drejt Shteteve të Bashkuara. Kjo ndodhi pasi një ekip nga Departamenti i Sigurisë Kombëtare në Administratën e Sigurisë së Transportit të ShBA-së inspektoi aeroportin e Sofjes dhe përcaktoi se masat e sigurisë së aviacionit të zbatuara në aeroportin më të madh bullgar janë efektive.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Gjykata pranoi për shqyrtim kërkesat për anulimin e zgjedhjeve parlamentare

Gjykata Kushtetuese pranoi për shqyrtim pesë kërkesat për anulim të pjesshëm ose të plotë të zgjedhjeve për Asamblenë e 51-të Kombëtare të paraqitura nga PP-DB, Vëzrazhdane, ITN, BSP dhe Veliçie. Do të duhet të kryhet një rinumërim i votave me makinë dhe në..

botuar më 24-11-26 5.37.MD

Në Aeroportin e Sofjes hapën parkingje të reja me mundësi të karikimit të makinave elektrike

Në Aeroportin e Sofjes u hapën sot parkingje të reja me mbi 1000 vende parkimi, duke përfshirë zona të posaçme për personat me lëvizshmëri të reduktuar dhe stacione karikimi për makinat elektrike. Parkimet e makinave ndahen në parkim afatshkurtër dhe..

botuar më 24-11-26 3.51.MD

GERB do ta kthejë mandatin e parë sapo ta marrë

Lideri i koalicionit GERB-SDS që fitoi zgjedhjet parlamentare të 27 tetorit, Bojko Borisov, njoftoi se do të tërhiqet nga kandidatura për kryeministër. Në një konferencë në selinë e partisë, ai i bëri thirrje “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bulgaria..

botuar më 24-11-26 3.30.MD