Në vitin, në të cilin mbushen 60 vjet nga koncerti i parë i Ansamblit të Dhomës “Sofijski Solisti”, orkestra me famë botërore dhe dirigjenti i saj profesori Pllamen Xhurov kanë përgatitur programe të shënuara të cilat "tregojnë" për historinë respektuese të grupit.
Më 23 shkurt në “Klubin ushtarak” në kryeqytet do të dëgjojmë premierën bullgare të koncertit me tre pjesë për violinë të Haxhi Hakimit, të krijuar gjatë vitit 2002. Haxhi Hakim është një kompozitor libanez-francez, organist, profesor në Konservatorin Kombëtar të Parisit dhe profesor i ftuar në Akademinë Mbretërore në Londër. Ai është autor i muzikës simfonike dhe korale, si dhe të veprave për organo, duke përfshirë katër koncerte për organo dhe orkestër.
Koncerti i tij për violinë do të tingëllojë për herë të parë në Bullgari, në sajë të bashkatdhetares sonë të njohur Angelina Abaxhieva, soliste në programin e Ansamblit “Sofijski Solisti”. Le të rikujtojmë se ajo është mbajtëse e një sërë çmimeve dhe është mes bullgarëve të pakët - laureatë të konkursit “Paganin”. Gjatë dhjetëvjeçarëve të fundit ajo ka qenë koncert mjeshtre e disa orkestrave të njohura në Gjermani, duke përfshirë Orkestrën Simfonike të Radios së Këlnit.
Angelina vazhdon dhe karrierën e vet solo. Tregon se me një emocion tepër të madh pret koncertin e 23 shkurtit, sepse prej dekadave nuk ka qenë në një skenë me “Solistët e Sofjes”. Në programin e koncertit të ardhshëm është pjesa e orkestrës së harqeve nga kompozitori bullgar profesor Mihaill Pekov,autor i mbi dhjetë simfonive, koncerteve instrumentale, 26 kuarteteve me tela, krijimeve solo, muzikës dhome për ansamble të ndryshme, këngëve solo dhe për kor, operave “Në rrëzë të Vitoshës” dhe “Stabat mater” për një kor të përzier dhe orkestër simfonike.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Facebook /„Sofijski Solisti“, sofiaphilharmonic.com"Një koncert me muzikë origjinale është një mënyrë e shkëlqyer për të festuar ditëlindjen," thotë me buzëqeshje një nga muzikantët më të shquar dhe krijues të xhazit në skenën bullgare, perkusionisti Hristo Jocov. Një fjalë e thënë, një gur i hedhur (Që..
Rreth dhjetë vjet më parë, një vajzë e vogël me një zë të madh u shfaq në një shfaqje televizive. 15-vjeçarja e atëhershme Mihaella Marinova tani është një këngëtare e njohur që vazhdon të zhvillohet si artiste. Gjatë kësaj kohe, ajo arriti të fitojë një..
Besnike ndaj stilit të saj karakteristik etno me një tingull bashkëkohor, Dimana Mirçeva, e njohur si DIA, na prezanton këngën e saj më të fundit - "Është vonë". Në të, këngëtarja dhe kantautorja bazohet në mesazhet e saj, si gjithmonë duke u mbështetur në..
Muzikantët nga grupi JazzBoree gërshetojnë traditën dhe modernitetin në këngët e tyre. Kështu ndodh edhe në atë të fundit – “Plladnej” (“Mesdita”),..