Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Temë nga rrjeti evropian “Evranet Plus”

Kriza e Covid-it ka përkeqësuar pabarazitë në pjesëmarrjen e grave në tregun e punës në Evropë

Në Bullgari hendeku gjinor në pagë është i dobët dhe është 14.1%

Foto: pixabay

“Puna e barabartë meriton pagë të barabartë. Kur ka diskriminim në paga, gratë kanë të drejtë të luftojnë për të marrë atë që meritojnë.” Fjalët janë të Presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Layen. E drejta për pagë të barabartë për burrat dhe gratë për punë me vlerë të barabartë ka qenë një parim themelor i BE-së që nga viti 1957 e deri më sot. Kërkesa për pagë të barabartë të garantuar është përfshirë edhe në Direktivën për mundësitë e barabarta dhe trajtimin e barabartë të burrave dhe grave në punësim. Megjithatë, zbatimi efektiv i këtij parimi në praktikë mbetet një sfidë serioze.

Në një raport me vlerë jo legjislative të miratuar së fundmi nga euro deputetët theksohet se, paga e barabartë dhe trajtimi i barabartë për të dy gjinitë është një parakusht thelbësor për barazinë, pavarësinë ekonomike dhe zhvillimin e karrierës për gratë. Deputetët në Parlamentin Evropian deklaruan se, çdo një nga shtetet anëtare duhet të propozojë masa konkrete për pakësimin e pabarazive midis gjinive. Në asnjë nga shtetet nuk duhet të ketë një diskriminim të grave sa i përket aksesit të tyre në punësim, dhe diferencat e konsiderueshme në paga kanë një ndikim negativ në kushtet e jetesës në të cilat gratë kanë akses, thotë Sandra Pereira, një euro deputete portugeze nga e majta, në raportin e saj:

“Grave  duhet tu garantohen mundësisht kushtet më të mira për punë, nga cila rrjedh që ato të mund të ushtrojnë të drejtën e vet të një leje të lehonisë, por duhet tu garantohet dhe mundësi për një balancë midis jetës personale dhe asaj profesionale. Bashkimi Evropian u imponua me politikat e veta neoliberale, të cilat çuan deri në një papunësi të lartë dhe ulje në pagim. Nuk mund të flasim për arritjen  e një bilanci midis jetës personale dhe jetës profesionale, nëse nuk respektohen të drejtat e punës së grave dhe nëse rroga e tyre nuk iu arrin deri në fund të muajit. Nuk mund të flasim dhe për një zhvillim në karrierë, nëse ato nuk kanë prani deri tek kujdesi për fëmijët e vet në kopshte ditore dhe nëse duhet të kujdesen për prindërit e vet të moshuar ose të të afërm të tjerë.”

Si në shtetet e tjera anëtare të Bashkimit Evropian, kështu dhe në Bullgari, Covid-19 mbrehu pabarazinë ekzistuese për përfshirjen e grave në tregun e punës. Shkaku për këtë është se, në sektorët e prekur më fortë, prania e grave është dominuese. Mes tyre janë turizmi, drejtimi i restoranteve, hoteleria, shërbimet shëndetësore, kurse ato dallohen  dhe me një pagesë tradicionalisht të ulët. Krahas me të gjitha mangësitë, gratë ishin dhe ato, të cilat morën përsipër dhe pjesën jo proporcionale të përgjegjësisë për kujdesin që rezultoi nga mbyllja e shkollave dhe aktiviteteve të ndryshme mbështetëse. “Sipas të dhënave të EVROSTATIT në Bullgari dallimi në pagimin midis gjinive është 14,1% dhe në krahasim me vitin e mëparshëm, tani shënon një rritje të dobët”- thotë Violeta Ivanova, eksperte në Institutin  për Studime Sociale dhe Sindikale pranë Konfederatës të Sindikatave të Pavarura të Bullgarisë:

“Kjo kërkon që legjislacioni ynë kombëtar të përshpejtojë transpozimin e Direktivës së BE-së për ekuilibrin punë-jetë për prindërit që kujdesen vetë për fëmijët e tyre. Pritjet janë për thellimin e hendekut në aksesin në punë dhe paga, veçanërisht si pasojë e Covid-19. Këta faktorë çojnë në një rrezik më të lartë të paqëndrueshmërisë financiare në afat më të gjatë, në uljen e përmasës së pensioneve. Në Bullgari ndryshimi midis pensioneve të burrave dhe të grave është rreth 24%. Nëse nukkërkohet  një zgjidhje efektive mbi këto probleme, kjo do të çojë  deri në  feminizmin e varfërisë dhe humbjen e ekonomisë në tërësi”.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: pixabay, arkiv




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare

Filloi Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare në Tiranë

Ditën e djeshme filloi Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare e cila do të zhvillohet në auditoret e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës në periudhën 1-25 korrik 2024 . Kjo shkollë verore, e para dhe e vetmja e këtij lloji,..

botuar më 24-07-02 11.35.PD

Specialistët e filologjisë franceze në vendin tonë kanë mundësi të mira për realizim profesional

Traditat frankofone në Bullgari kanë një histori të pasur që daton që nga epoka e Rilindjes Kombëtare Bullgare. Edhe atëherë, kultura dhe gjuha franceze respektoheshin tek pjesa më e arsimuar e shoqërisë sonë si bartëse e vlerave evropiane. Dhe në..

botuar më 24-07-02 7.10.PD

Ka pasur shumë interes për kontrollet mjekësore të organizuara nga Bullgaria në Kukës të Shqipërisë

Ekzaminimet multidisiplinare falas të kryera nga ekipet mjekësore bullgare dhe shqiptare në Kukës tërhoqën mbi 300 persona në dy ditët e fundit të qershorit. Ekzaminimet u transmetuan nga mediat kryesore shqiptare, duke përfshirë Radio Televizionin..

botuar më 24-07-01 10.48.PD