Më 21 shkurt shënojmë Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare, themeluar në vitin 1999 nga UNESKO. Veprimtaritë e organizuara në të gjithë botën me rastin e kësaj dite kanë për qëllim të tregojnë rëndësinë e mësimit dhe shfrytëzimit të gjuhës amtare për të ruajtur pasurinë gjuhësore dhe larminë kulturore të planetit. Ruajtja e gjuhës amtare si pjesë e pandarë e identitetit kombëtar, është një problem i cili prek edhe emigrantët bullgarë jashtë shtetit. Jemi dëshmitarë të përpjekjeve të tyre në krijimin e klubeve, shoqatave, shkollave të së dielës, që ruajnë vijimësinë ndërmjet brezave. Përveç mësimit të gjuhës bullgare aty organizohen koncerte me rastin e festave kombëtare bullgare, prezantohen rite popullore, këngë folklorike, vepra letrare. Kështu fëmijët e emigrantëve, të vendosur në një mjedis të huaj gjuhësor, sidomos ata të lindur nga martesa të përziera, nuk e humbin lidhjen me rrënjët e tyre bullgare dhe me gjuhën amtare.
Pak kohë më parë ndër fëmijët bullgarë në Nju Jork një popullaritet fitoi “Kënga për alfabetin” krijuar nga Vllada Tomova me qellim për të lehtësuar mësimin e fëmijëve që frekuentojnë shkollën bullgare “Zëra të rinj bullgarë – Nju Jork”. Interpretimi, të cilin ju ofrojmë sot, është i fëmijëve të shkollës, e cila gjatë viteve arriti të kapërcejë kufijtë e komunitetit bullgar dhe tërhoqi në jetën e saj kulturore njerëz me kombësi të ndryshme, të bashkuar nga dashuria dhe interesi ndaj muzikës, gjuhës dhe traditave bullgare.Redaktore: Allbena Bezovska
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Në Ditën e Teatrit - 27 Mars, Lidhja e Artistëve në Bullgari tradicionalisht dorëzoi Çmimet Kombëtare IKAR për Artet Performuese. Çmimin për kontribut të jashtëzakonshëm në teatrin bullgar e mori aktori Javor Millushev personalisht nga presidenti..
Autorë dhe figura kulturore bullgare përfaqësojnë vendin tonë në Panairin Ndërkombëtar të Librit në Lajpcig. Mes tyre është poeti, shkrimtari, kompozitori dhe muzikanti Emanuill Vidinski, i cili sot, 28 mars, do të marrë pjesë në diskutimin "Midis..
“Muzika më gjeti vetë”, thotë Georgi Grozev dhe, duke qeshur, fillon të tregojë një ngjarje nga kopshti i fëmijëve, kur kishte shkuar vetë të regjistrohej për mësime në piano. Dhe kështu, në fakt, filloi rruga ime në muzikë. Krejt pa..
Viti aktual 2025 shënon 1160 vjet nga konvertimi i popullit bullgar në krishterimin ortodoks dhe 1170 vjet nga krijimi i alfabetit bullgar dhe..
Shoqëria bullgare di shumë pak për emigrimin e bullgarëve në Argjentinë. Historia interesante e rrugës së bashkatdhetarëve tanë drejt këtij vendi të..