Bullgaria Veriperëndimore mund të jetë ndër regjionet më të varfra në BE, por është një nga më mirë të ruajturat nga këndvështrimi natyror. Përveç kësaj akoma nuk është i prekur nga turizmi masiv. Dy janë shkaqet për këtë. Nga njëra anë, këtu mungojnë ndërmarrjet e mëdha industriale, të cilat ndotin ajrin dhe tokën, ndërsa nga ana tjetër - infrastruktura e keqe e cila vështirëson aksesin e turistëve në këtë krahinë të pasur me trashëgimi natyrore dhe kulturore. “Mirëpo, në shkallë botërore pikërisht ato kënde të egra, të vështira për t’u gjetur përfitojnë një vlerë turistike gjithnjë në rritje” - mendon gazetarja Mariana Gomileva nga sajti “Bullgaria Veriperëndimore”.
Në kohën e pandemisë interesi ndaj shtëpive të pritjes në rajon u rrit në mënyrë të konsiderueshme. Vende-vende ofrohen atraksione si mbledhja e barnave, mjelja e lopëve, gatimi i gjellëve karakteristike sipas recetave të vjetra etj.
Çfarë erë ka Veriperëndimi Bullgar?
“I vjen era e përzierjes magjepsëse të bozhures rozë, të aguliçes në livadhet e malit Vraçanski Ballkan, era e byrekut të sapopjekur me kore të trasha – torllashki, të freskisë së qindra përrenjve, sidomos gjatë pranverës, kur ujëvarat bëhen të harlisur; mbanë erën e një gote vere rubin Gëmza – një varietet specifik rrushi vetëm për këtë pjesë të vendit. I vjen era e peshkut të sapopërgatitur nga Danubi – diçka që është edhe parakusht për turizmin rural. Edhe në se dëshironi, mban erën e temjanit qetësues të manastireve që janë me bollëk në këtë krahinë” – nuk fsheh emocionet Mariana Gomileva.
Vera dhe djathi si pjesë e mozaikut turistik
Bullgaria Veriperëndimore është një rajon i verërave. Këtu prodhohen varietetet tipike vendore si Gëmza, Pamid etj. Bodrumet organizojnë degustime të verës dhe janë pjesë e kartëvizitës së regjionit, bashkë me fermat e shumta të lopëve dhe baxhot. Natyra e pastër dhe kullotat e bollshme janë parakushti ideal për këtë. Si dhe nisma e njerëzve të cilët hapën baxhot për vizita të turistëve dhe ofrojnë degustime dhe çojnë mysafirët nëpër punëtorit e prodhimit.
Kështu është në rajonin e fshatit Borovica në afërsi të Shkëmbinjve të Bellogradçikut. “Aty njerëzit investuan në një fermë lope, pranë së cilës ka edhe baxho. U përpoqën që të realizojnë një cikël të mbyllur të prodhimit”, thekson Mariana Gomileva. Në afërsi të fshatit ka dhe një kantinë të mrekullueshme të verës, ku ofrohen degustime. Një gërshetim i ngjashëm i baxhos në afërsi të bodrumit, të cilët presin turistë zbulojmë edhe në fshatin Tipçenica, rajoni i qytetit Vraca.
Turizmi festiv është atu tjetër për zhvillimin e qëndrueshëm të biznesit në regjion. Duke filluar me Festivalin e famshëm të Mjedrës në qytetin piktoresk Berkovica dhe më shumë:
“Ka edhe një Festival i Kuzhinës TorlLashka “Burrë të bardhë” - kjo është një pjatë e Bullgarisë Veriperëndimore, tërësisht me produkte qumështi. Në fshatin Banica organizohet një Festival i Byrekut, ku ofrohen byrekë me mbushJe të të gjitha llojeve, duke përfshirë edhe mishin e qengjit. Shumë e zakonshme është erëza e torlLakëve e quajtur “shpirti i gjyshes”. Kjo është një erëza malore vendëse që i jep një aromë dhe shije specifike pjatës. Këto festivale ndihmojnë zhvillimin e turizmit fshatar. Festivali më i vjetër dhe më i njohur është “Nga Timok deri në Iskër” në qytetin Bellogradçik. Ai mbledh tërë folklorin e Veriperëndimit me shumë pjesëmarrës nga Serbia fqinje dhe është një apoteoza e trashëgimisë kulturore dhe kuzhinës së rajonit.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: Mariana Gomileva dhe Severozapazena.bg
A mund ta njihni Bullgarinë nga pamja e shpendëve, pa ndihmën e një droni apo avioni? Përgjigja është po, për këtë janë platformat panoramike. Ato janë ndërtuar lart në qiell dhe zbulojnë pamje mahnitëse të grykave, majave të mbuluara me..
Edicioni i dhjetë i Festivalit Kombëtar të Lavandës zhvillohet më 14 dhe 15 qershor në fshatin Çirpan të Sredno Gradishtes. Janë disa nga plantacionet më të vjetra të livandës në vend, të cilat kanë ekzistuar për më shumë se 80 vjet. Koncepti i festës..
Në Ditën e Dyerve të Hapura - 15 Qershor, për herë të parë vizitorët e Muzeut të Mozaikëve në Devnja do të prezantohen me gjetjet e restauruara të zbuluara në vitin 2023. Bëhet fjalë për enë balte dhe llamba, të bëra në stilin e mjeshtrave nga..
Në qytetin antik të Heraklea Sintika, u zbulua një statujë dy metra shumë e ruajtur me kokë. Është bërë nga një mjeshtër që përdori një bllok të tërë..