Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një parzmore e praruar trake do të paraqitet për publikun e gjerë në Sofje

Foto: Muzeu Historik Kombëtar

Në Muzeun Historik Kombëtar në Sofje më 22 shkurt do të ekspozohet një parzmore trakase e praruar jashtëzakonisht e vlefshme nga gjysma e dytë e shekullit të 4 para Krishtit. Parzmorja na jep mundësinë që të shikojmë me sytë tona shkëlqimin e ushtarëve nga lashtësia nëpër tokat tona dhe është një shembull i mrekullueshëm i armatimit të paradës trake. Mirëpo, mënyra e punimit tregon se përveç paradës, parzmorja ka pasur edhe një funksion thjesht mbrojtës.


Artefakti i paçmuar u zbulua në vitin 1995, nga një ekip i Doktorit Georgi Kitov dhe Gavril Llazov gjatë një studimi të “Tumulit Cvjatkova” në bashkinë e qytetit Kazanllëk, së bashku me maja të shumta të shigjetave, skeletin e një kali dhe aplikime të shumta të parzmoreve të kuajve. Supozohet se, parzmorja është një pjesë  e dhuratave të një kalorësi të varrosur.

Gjatë vitit 2020 një ekip nga Muzeu Historik Kombëtar nën drejtimin e Pavlina Devllova bëri rikrijimin grafik dhe rekonstruksionin ideor të artefaktit.

Përpiloi: Veneta Nikollova

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Muzeu Historik Kombëtar



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Falsifikimi i vlerave historike dhe kulturore "ndot" shkencën

A ndodh që nëpër muze të ketë edhe disa eksponate të falsifikuara aq mirë sa nuk dallohen fare nga origjinalet - ka zëra dhe spekulime për këtë temë, por për momentin një seri e tërë falsifikimesh historike janë pjesë e një ekspozite në Muzeun Kombëtar..

botuar më 24-10-19 9.10.PD

Në Odesos, u zbulua një statujë e ruajtur plotësisht nga shekulli II - III

Një statujë unike nga periudha romake e qytetit Odesos, e datuar paraprakisht në fund të shekullit II dhe gjysmën e parë të shekullit III, u gjet gjatë gërmimeve në zonën e stacionit hekurudhor në Varna, njoftuan arkeologët nga Muzeu Historik..

botuar më 24-10-15 6.52.MD

Një lagje e tërë e shekujve XIII-XIV e ngjashme me qytetin Hobbit u zbulua nga arkeologët në Perperikon

Një kompleks prej një duzinë shtëpish të vogla, të vendosura në pjesën jugore të qytetit shkëmbor Perperikon, u zbulua nga arkeologët nën drejtimin e Prof. Nikollaj Ovçarov. Sipas tij, bëhet fjalë për një lagje të tërë që daton nga shekulli XIII-XIV,..

botuar më 24-10-08 6.24.MD