Një ceremoni përkujtimore me rastin e 149 vjetorit të vdekjes së Apostullit të Lirisë Vasill Levski mbahet më 18 shkurt në vendlindjen e heroit - Karllovo. Çdo vit në këtë ditë qyteti malor përkul kokën në shenjë nderimi para vetëflijimit të Apostullit. Një fjalim para monumentit të Levskit do të mbajë kryetari i Kuvendit Popullor Nikolla Minçev, nën patronazhin e të cilit mbahet ceremonia përkujtimore me fishekzjarrë. Në sheshin i cili mban emrin e Vasill Levskit çdo vit mblidhen jo më pak se 1500 veta-banues dhe miq të qytetit Karllovo.
Më 19 shkurt nga ora 9:00 në kishën “Fjetja e Shën Mërisë” do të shërbehet liturgjia e Shenjtë hierarkike dhe shërbesë përkujtimore në kujtim të Apostullit, kurse në mbrëmje nga ora 19.00, përsëri në sheshin e qytetit do të zhvillohet një miting-përkulje me vendosjen e kurorave dhe të luleve para monumentit të Apostullit. Në ceremoni do të marrë pjesë një pjesë përfaqësuese e Brigadës 61 të Mekanizuar Strjamska.
Karllovo ngriti shtëpinë e Apostullit të Lirisë Vasill Levski nga rrënojat dhe e ruan si një shenjtërorePërpiloi: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Më 31 tetor festojmë Ditën Ndërkombëtare të Detit të Zi. Qëllimi i saj është të tërheqë vëmendjen e shoqërisë për problemet e detit dhe mënyrat për ta mbrojtur atë, për të siguruar një të ardhme më të mirë për 16 milionë njerëz nga gjashtë vende që..
Rezultatet e referendumit për anëtarësimin e Moldavisë në BE, si një qëllim strategjik për t'u shkruar në kushtetutën e vendit, përforcuan pikëpamjen pro-evropiane të vendit, edhe pse me një dallim shumë të vogël nga euroskeptikët. Mirëpo, pritet..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez në Bullgari, në partneritet me Institutin Polar Francez "Paul-Emile Victor", Institutin Antarktik Bullgar, Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" dhe Televizionin Kombëtar Bullgar organizojnë një takim..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në..