Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ambasadori i Ukrainës para BNR-së: Nuk mund të flitet për rënie të tensioneve

Ambasadori i Ukrainës Vitali Moskalenko
Foto: Ani Petrova

Deri më tani, Kievi nuk ka asnjë provë për tërheqjen e një pjese prej trupave ruse nga kufiri me Ukrainën dhe nuk mund të flitet për rënie të tensioneve. Këtë e tha për BNR Ambasadori i Ukrainës në Bullgari Vitali Moskalenko. Ai i përshkroi si "një deklaratë të pakonfirmuar me veprime reale" fjalët e zëdhënësit të Ministrisë së Mbrojtjes të Rusisë, Igor Konashenkov, i cili tha më herët sot se një pjesë prej forcave ruse pranë Ukrainës i kanë përfunduar stërvitjet e tyre dhe po fillojnë të tërhiqen. Sipas Moskalenkos, Ukraina ka prova se numri i trupave ruse në perimetrin e Ukrainës po vazhdon të rritet.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për fundjavën

Gjatë natës një front i shpejtë atmosferik i ftohtë do të kalojë nga perëndimi në lindje. Të shtunën do të mbajë mot kryesisht me diell në pjesën më të madhe të vendit. Para mesditës në Bullgarinë Lindore do të ketë vranësira të konsiderueshme..

botuar më 24-11-22 7.35.MD

Kryeministri Gllavçev për anëtarësimin e Bullgarisë në Shengen: Gjërat po shkojnë sipas planit

Rumania dhe Bullgaria kanë një shans për t'u bashkuar me zonën Shengen dhe me rrugë tokësore nga janari 2025. Kështu deklaroi ministri i brendshëm hungarez Sándor Pintér pas një takimi jozyrtar në Budapest të ministrave të brendshëm të Hungarisë,..

botuar më 24-11-22 5.22.MD

Një qytet Krishtlindjesh hapet në Sofje

Sofia Christmas Fest do të hapet sonte në parkun përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në zemër të Sofjes. Edicioni i tretë i festivalit fillon në orën 18:30. me një program të pasur dhe atraksione. Kënaqësi të ndryshme të kuzhinës, pije të nxehta..

botuar më 24-11-22 4.41.MD