Ministria e Mbrojtjes ka vendosur që të mos shpallet publikisht përgjigja e pyetjes për lidhjen e riparimit të avionëve luftarakë në Rusi dhe Bjellorusi me aksidentet e aviacionit në Bullgari pas vitit 2018. Para Radios Kombëtare (BNR) Bullgare, deputeti i “Bullgarisë Demokratike” Martin Dimitrov, i cili e bëri pyetjen, e dënoi këtë vendim. Të dhënat në përgjigje tregojnë se “pajisjet e vjetra ushtarake duhet të riparohen në vendet aleate”, shtoi Dimitrov.
"Ne nuk mund të vazhdojmë të mbështetemi në kompleksin ushtarako-industrial rus për të mirëmbajtur potencialin e ushtrisë bullgare si pjesë e NATO-s, tha para BNR-së ish-Ministri i Mbrojtjes Velizar Shallamanov. Pajisjet ushtarake bullgare janë të vjetra dhe varësia nga Rusia po rritet në vend që të zvogëlohet, shtoi eksperti.
Terrori i Kremlinit është në një shkallë të paprecedentë dhe ky është një shantazh i hapur bërthamor. Përpjekja për të shkatërruar sarkofagun e Çernobilit është një rrezik për Evropën dhe botën, tha për bTV ambasadorja e Ukrainës në Bullgari Olesja..
Kryeministri Rosen Zheljazkov ka uruar konservatorët gjermanë nga Bashkimi Demokratik i Krishterë/ Bashkimi Social i Krishterë CDU/CSU dhe liderin e tyre Friedrich Merz në rrjetin social X për "fitoren mbresëlënëse zgjedhore". Kryeministri..
Në kuadër të programit europian “Ndihma ushqimore dhe materiale bazë” vitin e kaluar, mbi 550 mijë persona janë asistuar me pako ushqimore bazë dhe 9 lloje të materialeve higjienike. Programi europian zbaton edhe operacionin “Dreka e nxehtë”,..
Nuk ka asnjë ndryshim, forcat e armatosura bullgare nuk do të dërgohen në Ukrainë, tha kryeministri Rosen Zheljazkov në një koment për takimin mes..
Bullgaria paraqiti një kërkesë për një raport të jashtëzakonshëm konvergjence bazuar në të kuptuarit se vendi i plotëson kriteret për të hyrë në..
Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5° deri në 0°, më të ulëta në zonat verilindore deri në minus 7°. Në Sofje do të jetë rreth..