6130 janë rastet e reja me koronavirus në vend në 24 orët e fundit. 77.3% e të sapoinfektuarve nuk janë vaksinuar. 17.3% e 35 342 testeve të kryera janë pozitive, sipas portalit coronavirus.bg.
Numri i të sëmurëve aktivë është ulur me 1483 në 256 767 veta. Në spitale u shtruan 939 pacientë të infektuar. 86% e tyre nuk janë të imunizuar. Numri i pacientëve të shtruar në spitale ka rënë në 5954. Në repartet e terapisë intensive janë shtruar 605 persona.
Numri të vdekurve me Covid-19 është i lartë - 187. 158 nga ata nuk kanë qenë të vaksinuar. Të shëruarit janë më shumë nga të sapoinfektuarit – 7426 veta.
Të hënën janë dhënë 3813 vaksina. Duke marrë parasysh faktin se shumica e të imunizuarve kanë marrë një dozë të dytë, ose të tretë, mund të themi se imunizimi në vend është pothuajse i ndalur.Dy monedhat më të kërkuara nga bullgarët në vitin 2024 mbetën dollari amerikan dhe euroja, si në vitin 2023. Ishin jashtëzakonisht të njohura edhe monedhat e vendeve fqinje të Ballkanit - lira turke, lei rumun dhe dinari serb. Ata pasohen nga paundi..
Kopshti i Borisit në zemër të Sofjes do të bëhet sërish skena e festivalit tradicional të Pernikut "Surva". Tingulli i Survës na pastron dhe na ringjall! Për të tretin vit radhazi, banorët e Sofjes dhe të ftuarit e kryeqytetit do të mund të..
Të shtunën në vendin tonë do të kalojë një front i ftohtë atmosferik me reshje. Në Bullgarinë Veriore reshjet do të jenë nga shiu dhe bora, në Rrafshin e Trakisë së Epërme dhe në Bullgarinë Lindore do të ketë reshje shiu, ndërsa në fushat e larta të..
Dy monedhat më të kërkuara nga bullgarët në vitin 2024 mbetën dollari amerikan dhe euroja, si në vitin 2023. Ishin jashtëzakonisht të njohura edhe..