Shkencëtarët nga Instituti i Matematikës dhe Informatikës në Akademinë Bullgare të Shkencave kanë vendosur një rekord të ri botëror për një algoritëm të zhvilluar që mund të çojë në një përparim serioz teknologjik në përdorimin e kompjuterëve kuantikë. Kontraktuesi kryesor i projektit është Dr. Venelin Todorov, puna e të cilit, sipas fjalëve të tij, quhet modelim matematikor, ose aplikimi i matematikës në shkencat e tjera.
Me ndihmën e algoritmit, shkencëtarët nga Akademia Bullgare e Shkencave arritën të zgjidhin problemën e fizikantit Richard Feynman dhe kështu të hedhin akoma një hap tjetër kompjuterit të së ardhmes.
“Përmes arritjes sonë, mund të studiohen kushtet në të cilat është e mundur që një kompjuter kuantik të punojë me temperaturën e dhomës, sepse tani ai nuk mund të ekzistojë dhe shpërbëhet menjëherë”, shpjegon Venelin Todorov. - Mund të studiohen edhe strukturat e mundshme llogaritëse që janë kandidate për nanostruktura në kompjuterët kuantikë. Shpresojmë të japim një kontribut të vogël në këtë fushë - kolegët tanë nga Akademia Bullgare e Shkencave po vazhdojnë të punojnë, madje tani janë përfshirë shkencëtarë nga Shtetet e Bashkuara. Ne e dimë se një nga qëllimet e programit të Evropës Digjitale është që kontinenti të ketë kompjuterin e tij të parë kuantik deri në vitin 2030.”
Algoritmi ka potencialin për të gjetur një zgjidhje me saktësi të lartë në më pak se një sekondë në laptop. Dhe kjo është një mundësi krejtësisht e re për zhvillimin e inteligjencës artificiale dhe sistemeve inteligjente.
"Metoda jonë e përmirësoi në mënyrë drastike rezultatin - me 3 ose 4 herë madhësinë në krahasim me algoritmet ekzistuese, që do të thotë tre zero prapa presjes dhjetore ose një saktësi një mijë herë më e lartë," thotë shkencëtari. - Këto indekse ndjeshmërie janë shumë të rëndësishme për marrjen parasysh të besueshmërisë së rezultateve të modelit, pasi do të mund të monitorohet më saktë përqendrimi i dhjetëra ndotësve në ajër. Sipas hulumtimeve, Sofja është diku në vendin e 500-të në botë sipas këtij treguesi, në përgjithësi qytetet e mëdha vuajnë nga ndotja.”
Rezultatet e marra si pjesë e projektit do të kontribuojnë gjithashtu në luftën kundër koronavirusit. “Do të mund të monitorohet shkalla e përhapjes së sëmundjes”, shpjegoi Venelin Todorov. Përveç kujdesit shëndetësor, algoritmi ka aplikime në fusha të tilla si bujqësia e qëndrueshme, energjia e pastër, mjedisi, siguria kibernetike.
Shkencëtari thekson se inteligjenca artificiale tashmë është kudo rreth nesh - ajo është baza e shumë aplikacioneve, duke përfshirë asistentin virtual në telefonat inteligjentë, ndikon në blerjet online, motorët e kërkimit mbledhin dhe përpunojnë sasi të mëdha të dhënash.
“Ne mund të zgjidhim me sukses ekuacione të tilla, të cilat përshkruhen në proceset mësimore të rrjeteve neurone – thotë Venelin Todorov. - Metoda jonë ka potencialin për të transformuar sektorë kyç të industrisë, aq më tepër që rritja dhe prosperiteti ekonomik i Evropës do të mbështeten gjithnjë e më shumë në vendosjen e sistemeve të tilla inteligjente në shkallë shumë të gjerë. Pra, kjo është e ardhmja.”
Shkencëtari i ri beson se Zoti është shpesh motori i zbulimeve shkencore. Kjo është arsyeja se pse ai frymëzohet nga themeluesit e fizikës kuantike Werner Karl Heisenberg, Max Planck dhe Erwin Schrödinger, të cilët kanë kombinuar në mënyrë të natyrshme shkencën me besimin. Përveçse është i magjepsur nga matematika që në fëmijëri, Venelin Todorov ka edhe një arsye tjetër për të eksploruar se sa larg do ta çojë Zoti në tejkalimin e kufijve njerëzorë në rrugën e dijes - testamenti i nënës së tij të ndjerë për të bërë shkencë. Pikërisht asaj shkencëtari ia kushtoi çmimin “John Atanasoff”, të cilin e mori nga Presidenti vitin e kaluar.
Venelin Todorov ëndërron që një ditë t'i afrohet fundit të gotës në shkencë për të parë nëse Zoti e pret vërtet atje, siç ka përfunduar Heisenberg. Por deri atëherë, do të jetojë në botën kuantike, me mendje, zemër dhe shpirt.Përgatiti në shqip: Vesella MançevaFoto: Pixabay, math.bas.bg, BGNES
Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne luajmë rolin kryesor. Në më pak se një jetë njerëzore, 73% e vertebrorëve kanë humbur në natyrë...
Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..
Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të sillte vërtet një fitore për Kamala Harris zhvillimi i një politike të qëndrueshme, a është Europa gati..