Edicioni i nëntë i “Formave të vogla grafike” tregon afro 100 krijime të 45 autorëve modern bullgar nga të gjithë brezat krijues, mes të cilëve dominojnë më të rinjtë, njofton qendra e shtypit e administratës lokale. Deri më 1 mars, ekspozita në sallën e ekspozimit në qytetin Stara Zagora “Bajer” prezanton larminë dhe shumëllojshmërinë e artit grafik bullgar, duke gërshetuar drejtimet dhe tendencat, stilet dhe kërkimet artistike dhe estetike. Ekspozita demonstron bindshëm mishërimet artistike dhe mundësitë e pasura të teknikave të ndryshme grafike - që nga klasiket - gravurë, akuatintë, “gjilpërë e thatë”, reliev, litografi etj. e gjer te teknologjitë më të fundit digjitale.
Përpiloi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Në vitin 2024 mbushen 200 vjet nga shfaqja e së ashtuquajturës "Abetare me mësime të ndryshme" . Ky është titulli origjinal i librit i njohur më mirë si “Abetarja e Peshkut”, autor i së cilës është rilindësi i shquar Dr. Petër Beron. Bëhet..
Shkrimtare, përkthyese, gazetare, përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, Milena Selimi nuk rresht së promovuari kulturën, letërsinë, vlerat dhe traditat bullgare. Një nga arritjet e saj profesionale më të fundit është..
Drama biografike 138-minutëshe e Italisë, Francës dhe Spanjës “Limonov” fitoi Çmimin e Madh për Përshtatje Mjeshtërore Letrare në Konkursin Ndërkombëtar të Filmit me metrazh të gjatë Cinelibri . Favoriti u shpall nga kryetarja e jurisë, aktorja..