Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ministrja e Jashtme Gençovska, së bashku me homologët e saj të BE-së, është në pritje të vizitojë Kievin

Ministrja Teodora Gençovska dhe Ambasadori i Ukrainës Vitali Moskalenko
Foto: MPJ

Ministrja e Punëve të Jashtme Teodora Gençovska zhvilloi një takim pune me ambasadorin e Ukrainës në Bullgari Vitali Moskalenko. Të dy diskutuan krizën rreth Ukrainës, si dhe përpjekjet e përbashkëta BE-NATO për të de-përshkallëzuar situatën përmes mjeteve diplomatike. Ambasadori Moskalenko shprehu mirënjohjen për vendin tonë për mbështetjen e dhënë, thuhet në deklaratën e Ministrisë.

Ministrja Gençovska shprehu shpresën se përpjekjet e vazhdueshme diplomatike do të çojnë në zgjidhje të favorshme. Ajo pret që ministrat e jashtëm të BE-së të vizitojnë Kievin në të ardhmen e afërt.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 6 nëntorin 2024

Ditën e mërkurë në orët e paradites dukshmëria do të zvogëlohet vende-vende në lugina, fusha dhe përgjatë Detit të Zi. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet minus 3° dhe 2°, në Sofje - rreth minus 2°. Gjatë ditës do të jetë me diell...

botuar më 24-11-05 7.35.MD

National Geographic do ta paraqesë Bullgarinë si një destinacion tërheqës

Në kuadër të pjesëmarrjes së Bullgarisë në World Travel Market në Londër, Ministria e Turizmit dhe National Geographic shpallën një fushatë të përbashkët reklamuese me qëllim paraqitjen e vendit tonë si një destinacion tërheqës për turizmin e verërave, të..

botuar më 24-11-05 6.16.MD
Ivelin Mihajllov nga partia

Këshilli Publik i KQZ-së: Për herë të parë një parti del jashtë parlamentit për 21 vota

Për herë të parë në historinë e re të zgjedhjeve bullgare, rezultati përfundimtar i zgjedhjeve lë jashtë Parlamentit një parti me një rezultat prej 3,999% (partia "Veliçie") për shkak të mungesës së 21 votave. Kështu thuhet në një qëndrim të Këshillit..

botuar më 24-11-05 5.43.MD