Të mërkurën në mëngjes temperaturat minimale do të jenë nga minus 3 deri në 2 gradë, në Sofje rreth minus 3. Gjatë ditës vranësirat do të jenë të ndryshueshme, në rajonet jugore më shpesh të konsiderueshme. Do të fryjë erë mesatare veriperëndimore, e cila nga mbrëmja do të dobësohet. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 7 deri në 12 gradë, në Sofje rreth 6.
Në zonat malore do të fryjë erë e fortë, në rajonet e larta – erë e fuqishme veriore. Vranësirat do të jenë të konsiderueshme dhe në disa vende do të ketë reshje bore. Ka kushte për stuhi bore. Temperatura maksimale në 1200 m do të jetë rreth 0 °, në 2000 m do të jetë deri në minus 4.
Ditën e enjte në të gjithë vendin pritet të mbajë mot me diell dhe temperaturat ditore do të rriten ndjeshëm.
Presidenti Rumen Radev ka thirrur sot mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare, kushtuar rreziqeve dhe kërcënimeve për sigurinë kombëtare nga përhapja e lëndëve narkotike dhe dehëse tek brezi i ri dhe keqpërdorimi i tyre...
Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e monedhës bullgare – lev. Partitë e tjera dhe organizatat e shoqërisë civile pritet të bashkohen...
Këshilli i Ministrave nuk ka diskutuar hipotezën e pjesëmarrjes së mundshme të Bullgarisë me forcat paqeruajtëse në Ukrainë. Kështu ka deklaruar për media zëvendëskryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste Bullgare (BSP), Atanas Zafirov...
Afro 100 ushtarakë po nisen për mision në Kosovë. Kontingjenti u dërgua sot nga Haskovo. Ushtria jonë po largohet me pajisje të reja...
Arsimi duhet t'i bëjë fëmijët jo vetëm të ditur, por edhe njerëz të mirë. Kështu tha ministri i arsimit Krasimir Vëllçev në takimin me Patriarkun e..
Në një operacion të Drejtoria Kryesore për Luftimin e Krimit të Organizuar, nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e Prokurorisë së Qytetit të Sofjes dhe..