Megalitë mijëvjeçarë, të fshehur në palosjet e malit, shenjtërore trake, ura të vjetra prej guri dhe formime shkëmbore të ngjashme me peizazhe jashtëtokësore, ndezin fantazisë njerëzore në rajonin e qytetit Kërxhali të Bullgarisë Jugore. Rajoni gjendet në Rodopet Lindore – një truall mitik i mbështjellë me legjenda.
Miliona vjet më parë oqeani shtrihej këtu. Si rezultat i veprimtarisë intensive vullkanike nënujore, u fundosën shtresa të trasha hiri. Hiri u përzë me copa shkëmbinjsh bregdetarë të shkatërruar dhe kështu grupe të çuditshme shtufi u formuan gradualisht. Më pas, këto formacione u skalitën nga era dhe rëra dhe u kthyen në përralla të vërteta prej guri.
Kërpudhat e Gurta pranë fshatit Beli Pllast
Në se udhëtoni nga qyteti Kërxhalli për në qytetin Haskovo, majtas rrugës automobilistike në afërsi të fshatit Beli Pllast, do të shikoni një kodër të vogël, sipër të kurorëzuar me një kompozicion fantastik natyror. Ato janë Kërpudhat e Gurta – një nga atraksionet më të mëdha në rajon. Lartësia e tyre arrin deri në 2.5 metra, po aq sa është edhe gjerësia e kësulave të tyre. Këmbët janë të thërrmueshëm dhe të ndjeshëm ndaj gërryerjes porse kësulat e tyre janë të forta, sepse përmbajnë të ashtuquajturit xham vullkanik. Në varësi të dritës, nuancat e kërpudhave ndryshojnë dhe kalojnë nga rozë dhe jeshile në të bardhë verbuese. Para më se 4 dekadash u shpallën fenomen natyror. Zona e mbrojtur është një habitat i disa zogjve të rrallë si kanarina, shkaba egjiptiane etj.
Fatkeqësisht, Kërpudhat Guror nuk mbrohen, falë të cilave turistët ngjiten masivisht në ato krijesa të thërrmueshme natyrore për një tjetër selfie në sfondin e kodrave të malit Rodopa aty pranë.
Ashtu si shumica e fenomeneve shkëmbore në rajon, edhe Kërpudhat e Gurta kanë legjendën e vet.
Legjenda për vajzat e guximshme të minatorit Raduill
Sipas kësaj legjende kërpudhat janë trupat e ngurtësuar të katër vajzave të minatorit Raduill. Një herë, kur vajzat vajtën për ujë, një grup grabitësish i ndoqi. Por vajzat e trembën kalin e kryetarit të plaçkitësve. Ai ra në tokë dhe ato e vranë, pastaj vrapuan për në pyllin aty pranë. Por njëri nga vjedhësit i kapi dhe me jataganin ia preu kokën vajzës së parë. Sapo preku tokën, u kthye në një kërpudhë guri. E njëjta gjë ndodhi me motrat e saj. Sulmuesi tentoi të arratisej, por në hapin e parë u kthye në një shkëmb të zi. Edhe sot e kësaj dite, njerëzit e quajnë shkëmbin e vetmuar të shëmtuar dhe të dhëmbëzuar pranë kërpudhave Karatepe (Kodra e Zezë).
Dasma e Ngurtësuar në afërsi të fshatit Zemzelen
Në afërsi të rrugës së asfaltuar pranë fshatit Zemzelen në rajonin e qytetit Kërxhali, do të hasni një “konstruksion” fantastik natyror. Ai shtrihet në një sipërfaqe prej afro 40 dynymësh dhe pikturon në imagjinatë silueta të njerëzve, kafshëve, bimëve etj. Formimet shkëmbore janë me ngjyra të ndryshme – të bardhë, të verdhë, rozë, të kuqe të ndryshkët, në varësi të dritës dhe përbërjes së tyre minerale. Më mbresëlënëse janë dy figura 10 metra të cilët kujtojnë një burrë dhe një grua të përqafuar.
Legjenda për mëkatit dhe ndëshkimit
Sipas saj në kohën e një kortezhi të dasmës pranë fshatit Zemzelen, fryu erë e fortë dhe zbuloi fytyrën e nuses. Nga bukuria e paparë vjehrri i saj mbeti i shtangur dhe mendime të liga i kalonin nëpër mendje. Dhe atëherë krejt papritur, e gjithë dasma ngriu. Mbeti vetëm dhëndri, i mpirë nga pikëllimi dhe tmerri. I kërkoi erës që ta ngurtësonte edhe atë. Kërkesa e tij u dëgjua. Në këmbët e djalit e vetmja gjë që mbeti ishte një pellg i vogël i formuar nga lotët e tij, i cili ekziston edhe sot.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: Veneta Nikollova
Vendi ynë është organizatore e Takimit Vjetor të Komitetit Evropian të Shoqatave të Operatorëve Turistik dhe Agjentëve të Udhëtimit - aktiviteti më i madh i institucionit që bashkon operatorët turistikë të Evropës. “Mikpritja e këtij takimi është një..
Në kërkim të besueshmërisë shkencore, studiuesit e qytetërimeve dhe kulturave të lashta hasin edhe lajme të rreme të krijuara nga të lashtët. Gjëja më kurioze është se edhe atëherë e kanë bërë... në emër të turizmit kulturor. Një nga këto lajme të..
Në fshatin Pçellarovo, i fshehur mes shpateve të Rodopeve Lindore, tregojnë një legjendë se në këtë zonë lulëzuan pyjet shekullore të lisit dhe arra, në zgavrat e të cilave jetonin bletë të egra. Bletaria ka qenë mjeti i jetesës së njerëzve që nga..
Tërheqësja e vjetër në fshatin Govedarci, bashkia e Samokovit në malin Rilla, do të modernizohet në një teleferik me katër ulëse me një kapacitet prej..
Bullgaria, e vendosur në qendër të qytetërimeve të lashta, ofron pamje mbresëlënëse historike, të rrethuara nga brigjet më të mira të Detit të Zi dhe..