Gjatë 24 orëve të fundit u identifikuan 11 143 raste të reja të koronavirusit nga 40 863 teste të kryera, sipas të dhënave nga Portali i Unifikuar i Informacionit. 27 për qind e mostrave dhanë rezultat pozitiv. 76 për qind e të infektuarve rishtazi nuk kanë vaksina.
Numri më i madh i rasteve të reja është në Sofje - 2565, në Plovdiv - 1163 dhe në Burgas - 1132.
Në spitale trajtohen 5799 pacientë, 533 prej tyre në reparte të kujdesit intensiv. 85 për qind nga 841 të sapoardhur nuk kanë vaksina.
87 persona vdiqën. 83 për qind nga të vdekurit nuk ishin të imunizuar. Të shëruarit janë 4354. Rastet aktive janë 250 935.
Ditën e marte u dhanë 8192 doza të vaksinës kundër koronavirusit. 1 999 666 persona kanë përfunduar imunizimin. 615 816 kanë gjithashtu një dozë përforcuese.
Dukshmëria do të jetë e reduktuar vende-vende në lugina dhe ultësira mëngjesin e së enjtes . Përgjatë rrjedhës së Danubit do të ketë mjegull. Temperaturat minimale do të jenë nga 4° deri në 9°, në Sofje 5°. Gjatë ditës do të jetë me diell...
Qeveria e përkohshme miratoi garancitë shtetërore me vlerë mbi 79 milionë euro /155 milionë leva/ për një hua për “Centralin Elektrik Kombëtar” për financimin e një projekti investimi “Modernizimi dhe rehabilitimi i hidrocentralit elektrik “Çaira”...
U bëjmë thirrje politikanëve për vetëpërmbajtje dhe dialog konstruktiv, sepse është në dorën e tyre që të formojnë një qeveri të rregullt dhe të qëndrueshme, çka e dëshirojmë të gjithë, deklaroi në fillim të mbledhjes së qeverisë në detyrë..
Partia “Veliçie”, e cila në 100% të numërimit të protokolleve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) doli me rezultat 3.999% në vend të 4% të..
Të mërkurën do të ketë vranësira të shpërndara. Në Bullgarinë Qendrore dhe në fushën e Trakisë së Epërme vranësira do të jetë e ndjeshme, e ulët..
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) njoftoi shpërndarjen përfundimtare të mandateve në Asamblenë e 51-të Kombëtare pas zgjedhjeve të parakohshme..