FIFA ndaloi CSKA Sofja të regjistrojë lojtarë të rinj. Arsyeja është një vendim i Gjykatës së Lartë të Zvicrës gjatë fundjavës, e cila hodhi poshtë ankesën e klubit bullgar kundër Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv në Lozanë (CAS).
Në fund të vitit të kaluar, CAS vendosi se CSKA i kishte borxh mbi 1 milion leva (mbi 500 mijë euro) ish-futbollistit të saj Youness Bengelloun. Për shkak të vetos, CSKA e Sofjes nuk mund të regjistrojë kolumbianin Brayan Moreno dhe brazilianin Maurício Garcez, të cilët ishin tërhequr në skuadër para pak kohe. Sanksioni do të hiqet kur klubi bullgar t’ia paguajë shumën përkatëse Bengelloun.Dy medalje ari dhe tre bronzi fituan sportistët bullgarë në Kampionatin e Hapur Olimpik të Taekwondo-së në Shqipëri. Hristijan Georgiev fitoi medaljen e artë në kategorinë e të rinjve deri në 54 kg, pasi shënoi pesë fitore. Në ndeshjen e tij të..
Antonio Papazov, Tihomir Barotev dhe Borisllava Ivanova fituan një medalje bronzi në kategorinë "Treshe" në Kampionatin Botëror të Aerobikës Sportive për meshkuj dhe femra në Pesaro. Para përfaqësuesve tanë u rreshtuan vetëm konkurrentët e Kinës..
Tenistja më e mirë bullgare Viktoria Tomova fitoi raundin e parë të turneut të tenisit WTA 1000 në Pekin me një fond çmimesh prej afro 9 milionë euro. Ajo mundi Lesja Curenko nga Ukraina me 6:3, 6:3. Kundërshtarja e radhës e bullgares, e cila është e..