Ditën e mërkurë vranësira do të jetë e ndjeshme në të gjithë vendin. Reshjet e shiut në Bullgarinë Lindore do të kthehen në borë. Temperaturat minimale do të jenë nga minus 4 deri në 1 gradë, në Sofje minus 3.Deri në mesditë reshjet nga veriperëndimi do të dobësohen dhe do të ndalojnë. Në pjesën juglindore do të vayhdojnë reshjet e shiut. Në malet Rodopa, Stranxha dhe Sakar reshjet do të jenë të konsiderueshme. Në mbrëmje dhe natën e së mërkurës duke u gdhirë e enjtja edhe atje do të ndalojnë. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 1 deri në 6 gradë, ndërsa në Sofje rreth 3 gradë.
Mbi male do të mbajë mot me vranësira, mjegull me reshje bore. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 m do të jetë rreth minus 3 gradë, në 2000 m minus 9.
Të enjten temperaturat ditore do të rriten deri në 2 gradë. Në male do të bjerë borë.
Tashmë është normalizuar qarkullimi i kamionëve përgjatë autostradës “Marica” deri në pikën “Kapitan Andreevo” në kufirin me Turqinë. “Që nga mëngjesi i sotëm nuk ka më radhë kamionësh që qëndrojnë në rrugë dhe presin të kalojnë kufirin”, siguroi në një..
Përpjekja e pestë radhazi e deputetëve për të zgjedhur një kryetar të Kuvendit Popullor nuk solli rezultat. Në votim u vunë katër kandidatë - Natalija Kiselova nga "BSP-E majta e bashkuar", Petër Petrov nga "Vëzrazhdane", Raja Nazarjan nga GERB dhe Sillvi..
Me kërkesë të Prokurorisë Evropiane, u kryen kontrolle në Sofje, Burgas, Petriç dhe Rilla në lidhje me një hetim për mashtrim të dyshuar me fonde nga Bashkimi Evropian gjatë restaurimit të një kishe. Në vitin 2017 u zhvillua një prokurim publik..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..