1 shkurti në Bullgari është një ditë homazh për viktimat e regjimit komunist. Në këtë datë të vitit 1945, tre regjentë, 67 deputetë, ministra, gjeneralë, kolonelë dhe bankierë u dënuan me vdekje. Pushkatimi ishte në të njëjtën ditë. Gjykatat Popullore nxorën më shumë se 10 000 dënime në 131 gjykime. Më shumë se 2600 njerëz u dënuan me vdekje. Më shumë se 200 njerëz u vranë përpara proceseve zyrtare. Mijëra janë varret e panjohura të të vrarëve pa gjyq apo dënim.
Qytetarët i bëjnë homazhe kishës së vogël dhe murit përkujtimor në qendër të kryeqytetit. Shërbimet funerale dhe veprimtari përkujtimore mbahen në kampin e përqendrimit Sllënçev Brjag, pranë qytetit Loveç dhe në kampin në ishullin Persin pranë Belene dhe në shumë qytete rajonale.
Homazhe në Sofje bëri edhe presidenti Rumen Radev.
Presidenti Rumen Radev ka thirrur sot mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare, kushtuar rreziqeve dhe kërcënimeve për sigurinë kombëtare nga përhapja e lëndëve narkotike dhe dehëse tek brezi i ri dhe keqpërdorimi i tyre...
Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e monedhës bullgare – lev. Partitë e tjera dhe organizatat e shoqërisë civile pritet të bashkohen...
Këshilli i Ministrave nuk ka diskutuar hipotezën e pjesëmarrjes së mundshme të Bullgarisë me forcat paqeruajtëse në Ukrainë. Kështu ka deklaruar për media zëvendëskryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste Bullgare (BSP), Atanas Zafirov...
Me manifestime të ndryshme në mbarë Bullgarinë po shënojmë 152 vjet nga vdekja e Apostullit të Lirisë Bullgare Vasill Levski. Një ceremoni përkujtimore..
Guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB), Dimitër Radev do të nënshkruajë kërkesën për një raport të jashtëzakonshëm të konvergjencës për..
Diplomacia bullgare, pa u mburrur, përdor ndikimin e saj për të liruar qytetarët bullgarë që janë pengje të Hamasit në Gazë. Falënderuam ambasadoren..