Bullgaria është një vend me tradita unike, natyrë unike dhe artistë dhe interpretues të talentuar. Një E-fest spektakolar, i cili fillon më 1 shkurt dhe do të mbahet për të tretën herë këtë vit, e njeh publikun me të gjitha këto.
“Ne organizojmë festivale të ndryshme ku njerëzit takohen drejtpërdrejt dhe shkëmbejnë energji krijuese, tregojnë talentin e tyre – thotë Ani Nikollova. – Për fat të keq, për shkak të pandemisë, festivale të tilla nuk mund të zhvillohen gjithmonë, ndaj filluam të kërkojmë forma të tjera. Kështu lindi ideja për konkursin online E-fest, në të cilin interpretues të fushave të ndryshme të artit mund të performojnë para një publiku të madh, por këtë herë në hapësirën kibernetike.
Dy edicionet e para mblodhën një numër të madh pjesëmarrësish të cilët treguan aftësitë e tyre në këndim, vallëzim dhe në artin instrumental në kategori të ndryshme zhanresh dhe grupmoshash.
“Një njeri që e mbart talentin në vetvete nuk mund ta fshehë, ai është për njerëzit. Ai që pëlqen të këndojë ka nevojë për dikë që ta dëgjojë. Njeriu, i cili mund të vallëzojë mirë, ose ka talent aktori, ndjen nevojën ta ndajë me njerëzit - shpjegon një nga arsyet e interesimit të madh Ani Nikollova. - Vitet e fundit, artistët kanë mundësi të kufizuara për të performuar në skenë dhe për kontakt të drejtpërdrejtë me publikun e tyre. Kjo është arsyeja se pse ne përpiqemi të krijojmë emocione. Publiku në faqen e konkursit në Facebook ndan përshtypjet e tij për performancat dhe e gjithë kjo krijon emocion jo vetëm artistik, por edhe konkurrues.”
Festivali virtual shoqërohet me një sërë iniciativash, si konkursi për foton më tërheqëse dhe emocionale, për grupin më të madh të pjesëmarrësve etj., dhe të gjitha performancat vlerësohen nga një audiencë dhe një juri ekspertësh prej specialistësh të shquar - këngëtarë dhe muzikantë - në kategori të ndryshme.
“Mund të marrë pjesë kushdo që mendon se ka talent”, shpjegon Ani Nikollova. - Mjafton të regjistroni performancën tuaj dhe ta dërgoni së bashku me aplikacionin tuaj në faqen e festivalit.
Për ne është veçanërisht e këndshme kur në konkursin tonë marrin pjesë bullgarë që jetojnë jashtë Bullgarisë, sepse kjo tregon se lidhja e këtyre njerëzve me atdheun dhe me këngën bullgare, me muzikën tonë popullore, me traditat vendase nuk ndërpritet. Kemi shumë pjesëmarrës të tillë dhe do të jemi të lumtur këtë herë të përfshijmë edhe më shumë bullgarë nga dhe jashtë vendit tonë”.
E-festi e ruan dhe e popullarizon në mjedisin digjital trashëgiminë jomateriale kulturore dhe arritjet e krijuesve bullgarë nga gjini të ndryshme, por konkursi virtual E-fest ka një detyrë tjetër shumë të rëndësishme:
“Kur pamë se çfarë lloj njerëzish ishin të interesuar, u nisëm të inkurajonim krijimin e produkteve të reja kreative, sepse na bëri përshtypje se ka shumë njerëz, madje edhe fëmijë, që bëjnë muzikë origjinale, regjistrojnë këngë, bëjnë video, por nuk kanë pasur mundësi t'i prezantojnë ato në mënyrën më të mirë. Një synim tjetër i yni është të krijojmë një komunitet të këtyre bullgarëve të talentuar që jetojnë kudo në Bullgari dhe jashtë saj, të cilët janë të ngarkuar me energji krijuese, sepse kur ekziston një bashkësi e tillë, kur njerëzit komunikojnë me njëri-tjetrin, kjo energji shumëfishohet dhe po krijohet një art i vërtetë."
Sukseset e Bullgarisë në olimpiadat ndërkombëtare të shkencës për vitin 2024 u mblodhën në ekspozitën "Mendjet fantastike". E hapur me rastin e Ditës së Iluministëve të Popullit në “Urën e të Dashuruarve” pranë Pallatit Kombëtar të Kulturës, ekspozita..
Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT) do të shënojë më 7 nëntor të këtij viti 65 vjetorin e themelimit të tij, njoftuan mediat publike. Këtë ditë, një nga drejtueset e njohura të lajmeve Radina Çervenova do të rikthehet në emisionin qendror “Nëpër botë dhe te..
Në kalendarin e Kishës Ortodokse Bullgare janë edhe tri ditë të veçanta në të cilat besimtarët i luten Zotit dhe japin lëmoshë në kujtim të të dashurve të tyre të vdekur. Këto janë tre Ditët e Gjithë Shpirtrave që shënohen gjithmonë të shtunave para..
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë..
Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e..