Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një E-fest lidh bullgarë të talentuar nga e gjithë bota

Forumi synon të promovojë trashëgiminë kulturore jomateriale bullgare në një mjedis digjital

Foto: myfestivals.bg

Bullgaria është një vend me tradita unike, natyrë unike dhe artistë dhe interpretues të talentuar. Një E-fest spektakolar, i cili fillon më 1 shkurt dhe do të mbahet për të tretën herë këtë vit, e njeh publikun me të gjitha këto.

Ne organizojmë festivale të ndryshme ku njerëzit takohen drejtpërdrejt dhe shkëmbejnë energji krijuese, tregojnë talentin e tyre – thotë Ani Nikollova. – Për fat të keq, për shkak të pandemisë, festivale të tilla nuk mund të zhvillohen gjithmonë, ndaj filluam të kërkojmë forma të tjera. Kështu lindi ideja për konkursin online E-fest, në të cilin interpretues të fushave të ndryshme të artit mund të performojnë para një publiku të madh, por këtë herë në hapësirën kibernetike.

Dy edicionet e para mblodhën një numër të madh pjesëmarrësish të cilët treguan aftësitë e tyre në këndim, vallëzim dhe në artin instrumental në kategori të ndryshme zhanresh dhe grupmoshash.

“Një njeri që e mbart talentin në vetvete nuk mund ta fshehë, ai është për njerëzit. Ai që pëlqen të këndojë ka nevojë për dikë që ta dëgjojë. Njeriu, i cili mund të vallëzojë mirë, ose ka talent aktori, ndjen nevojën ta ndajë me njerëzit - shpjegon një nga arsyet e interesimit të madh Ani Nikollova. - Vitet e fundit, artistët kanë mundësi të kufizuara për të performuar në skenë dhe për kontakt të drejtpërdrejtë me publikun e tyre. Kjo është arsyeja se pse ne përpiqemi të krijojmë emocione. Publiku në faqen e konkursit në Facebook ndan përshtypjet e tij për performancat dhe e gjithë kjo krijon emocion jo vetëm artistik, por edhe konkurrues.”

Festivali virtual shoqërohet me një sërë iniciativash, si konkursi për foton më tërheqëse dhe emocionale, për grupin më të madh të pjesëmarrësve etj., dhe të gjitha performancat vlerësohen nga një audiencë dhe një juri ekspertësh prej specialistësh të shquar - këngëtarë dhe muzikantë - në kategori të ndryshme.

“Mund të marrë pjesë kushdo që mendon se ka talent”, shpjegon Ani Nikollova. - Mjafton të regjistroni performancën tuaj dhe ta dërgoni së bashku me aplikacionin tuaj në faqen e festivalit

Për ne është veçanërisht e këndshme kur në konkursin tonë marrin pjesë bullgarë që jetojnë jashtë Bullgarisë, sepse kjo tregon se lidhja e këtyre njerëzve me atdheun dhe me këngën bullgare, me muzikën tonë popullore, me traditat vendase nuk ndërpritet. Kemi shumë pjesëmarrës të tillë dhe do të jemi të lumtur këtë herë të përfshijmë edhe më shumë bullgarë nga dhe jashtë vendit tonë”.

E-festi e ruan dhe e popullarizon në mjedisin digjital trashëgiminë jomateriale kulturore dhe arritjet e krijuesve bullgarë nga gjini të ndryshme, por konkursi virtual E-fest ka një detyrë tjetër shumë të rëndësishme:

“Kur pamë se çfarë lloj njerëzish ishin të interesuar, u nisëm të inkurajonim krijimin e produkteve të reja kreative, sepse na bëri përshtypje se ka shumë njerëz, madje edhe fëmijë, që bëjnë muzikë origjinale, regjistrojnë këngë, bëjnë video, por nuk kanë pasur mundësi t'i prezantojnë ato në mënyrën më të mirë. Një synim tjetër i yni është të krijojmë një komunitet të këtyre bullgarëve të talentuar që jetojnë kudo në Bullgari dhe jashtë saj, të cilët janë të ngarkuar me energji krijuese, sepse kur ekziston një bashkësi e tillë, kur njerëzit komunikojnë me njëri-tjetrin, kjo energji shumëfishohet dhe po krijohet një art i vërtetë."

Hristijan Balev „Biçikleta“

Nikollaj Kisellov „Vjeshta“

Kristijan Nikollov „U dashurova, o nënë, me tre vajza“
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Fotografitë janë dorëzuar nga organizatorët


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria feston Orën e Tokës dhe Ditën Botërore të Ujit

Gjithçka filloi në një mbrëmje marsi të vitit 2007 me iniciativën e WWF – 2 milionë njerëz dhe 2 mijë kompani në Sidnej (Australi) fikën dritat për një orë – nga ora 20:30 deri në 21:30 – për të treguar kujdesin e tyre për natyrën dhe klimën. Në atë..

botuar më 25-03-22 6.20.PD

Për herë të 13-të Bullgaria është pjesë e Javës Botërore të Parasë

Bullgaria edhe një vit merr pjesë në nismën Java Botërore e Parasë. Ky është edicioni i 13-të i Fushatës Globale për Rritjen e Ligjërimit Financiar midis Nxënësve në Bullgari dhe vazhdon deri më 23 mars. Organizator është Rrjeti Ndërkombëtar i..

botuar më 25-03-21 5.55.PD
Vjaçesllav Llupov

Kryetari i bashkisë së Taraklisë pret bashkëpunim më aktiv me autoritetet bullgare

Afro 80% e popullsisë së qytetit moldav Taraklija janë bullgarë etnikë. Në planin historik, qyteti është themeluar në fillim të shekullit XIX nga kolonia bullgare si pasojë e një serie luftërash ruso-turke. Kryetari aktual i qytetit Vjaçesllav..

botuar më 25-03-20 7.05.PD