Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria do të humbasë nëse ndalon eksportin e energjisë elektrike

Ministri Nikollov
Foto: BGNES

"Mund të flasim për ndalimin e eksportit të energjisë elektrike nga Bullgaria vetëm nëse biem dakord të mos jemi në BE," tha Ministri i Energjetikës Aleksandër Nikollov për Nova TV.

Nëse ndalojmë eksportin e energjisë elektrike - çmimi do të bjerë, por efekti do të jetë jetëshkurtër. Bullgaria jo vetëm që do të gjobitet, por në afat të gjatë do të ndikojmë negativisht në marrëdhëniet tona me Rumaninë dhe Greqinë, theksoi Ministri.

Çmimet e energjisë elektrike në Evropë për nevoja shtëpiake janë shumë më të larta. “Fakti është se kriza energjetike është një krizë për të gjithë Evropën. Me kapacitetet që ka Bullgaria po balancojmë të gjithë rajonin”, tha Ministri i Energjetikës. Ai hodhi poshtë mundësinë që bashkitë dhe institucionet të kalojnë në tregun e rregulluar të energjisë elektrike dhe premtoi një masë tjetër për bashkimin e tyre në një qendër të veçantë energjetike.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Fryma festive pushton kryeqytetin

Sofja do të presë festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri me dekorime të shkëlqyera në të gjitha zonat e qytetit. Theksi kryesor në transformimin e kryeqytetit do të jenë Pemët e bukura të Krishtlindjes të vendosura në vende kyçe. Më e larta mes tyre..

botuar më 24-11-25 9.05.PD

Në shumë qytete do të mbahen demonstrata kundër dhunës ndaj grave

Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave para ndërtesës së Gjykatës së kryeqytetit do të mbahet një marsh proteste organizuar nga “Mobilizimet Feministe”. Qëllimi është tërheqja e vëmendjes së shoqërisë dhe institucioneve ndaj..

botuar më 24-11-25 8.10.PD

Më së shumti udhëtojnë bullgarët në moshë nga 25 deri në 44 vjeç

Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre udhëtuan brenda vendit, 20.8% jashtë vendit dhe 6.9% brenda dhe jashtë vendit. Më së shumti udhëtuan..

botuar më 24-11-23 2.05.MD