“Buxheti i Rritjes Ekonomike” – kështu e përcaktoi Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Financave Asen Vasilev projekt-kornizën financiare të vendit. "Buxheti 2022 ka tre fokuse kryesore - rritja e investimeve kapitale jo vetëm nga BE-ja, por edhe nga buxheti kombëtar; rritja e konsiderueshme e investimeve në njerëz, sepse ky është çelësi i rritjes ekonomike afatgjatë; si dhe drejtësia sociale dhe sigurimi i një standardi adekuat të jetesës për të gjithë qytetarët”, tha Ministri Vasilev.
Situata politike rreth zgjedhjes së Kuvendit Popullor dhe formimit të qeverisë në fund të vitit 2021, u bë shkas për zgjatjen e buxhetit nga viti i kaluar deri në fund të marsit të këtij viti. Projektbuxheti për vitin 2022 i paraqitur nga Ministri i Financave, pas votimit përkatës në parlament, duhet të hyjë në fuqi më 1 prill. Nga kjo datë, paga minimale pritet të rritet nga 650 leva në 710 leva /rreth 355 euro/.
“Shpresoj se me këtë buxhet shteti do të fillojë të investojë në projekte konkrete, në popullin e Bullgarisë dhe në infrastrukturën tonë" - vuri në dukje Ministri. Ja disa prej parametrave kryesorë të parashikuar në projektbuxhetin e vitit:
“Në këtë buxhet të rritjes ekonomike është parashikuar rritje e PBB-së prej 4.8%, që është rreth 1.2% më shumë se rritja në vitin 2021. Ka një ulje të papunësisë nga 5.4 në 5% dhe deficit, pa masat Covid prej 2.5%, dhe me Covid-masat - 4.1%.”
“Nuk ka se si të ketë rritje pa investuar në njerëzit dhe infrastrukturën kapitale të vendit”, tha Ministri. - Me këtë rast është planifikuar dyfishimi i investimeve kapitale - nga 2,9% e PBB-së, që janë realizuar deri tani, në 5,8% të PBB-së. Dhe në 30% rritje të investimeve kapitale në bashki, në bazë të transferimit nga buxheti qendror.”
Mirëpo, rritja vjen edhe me inflacionin. Buxheti për vitin 2022 parashikon që inflacioni mesatar vjetor këtë vit të jetë 5.6 për qind. Ministri i Financave prognozon se kulmi i inflacionit në Bullgari do të jetë në muajt mars dhe prill dhe ai pret të jetë në intervalin 5-7 deri në 8 për qind.
Sa i përket politikës sociale - nga 1 korriku, pensionet do të rriten me 6.1 për qind. Paga minimale dhe pagimi për amësinë në vitin e dytë bëhen 710 leva /rreth 355 euro/. Përfitimet e papunësisë rriten nga 12 leva në 15 leva në ditë dhe kufiri maksimal i sigurimit arrin në 3400 leva /rreth 1700 euro/, pavarësisht pakënaqësisë së disa kompanive. "Për t'u bërë një vend i pasur, pagat duhet të bëhen të larta," shpjegoi ministri. Kjo vlen edhe për arsimin, i cili mbetet një prioritet kyç për qeverinë:“Paga e mësuesve mbetet 125% e pagës mesatare, sepse pa mësues nuk mund të kemi arsim cilësor.”
Për herë të parë do të ndahen fonde për një program që do të nxisë pjesëmarrjen e studentëve në garat sportive. Asen Vasilev rikujtoi se verën do të ketë aktualizim të buxhetit.
Normat e taksave mbeten të pandryshuara në përgjithësi. Siç është theksuar, do të hiqet taksa mbi interesin e kursimeve dhe do të ketë kufizim të tatimit “fundjavë”, që nuk mund të hiqet për shkak të kërkesave evropiane, shtoi gjithashtu Vasilev.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Kompania ruse "Lukoil" planifikon të shesë rafinerinë e saj bullgare në Burgas, e cila është më e madhja në Ballkan, shkruan “Financial Times” (FT). Kontrata pritet të shpallet deri në fund të vitit 2024. “Lukoil” i dërgoi tashmë një letër presidentit..
Punëdhënësit po kundërshtojnë në gjykatë rritjen e pagës minimale. Asociacioni i Kapitalit Industrial në Bullgari njoftoi se paraqitën një ankesë në Gjykatën e Lartë Administrative. Rreth 430 000 njerëz në vend marrin pagën minimale. Ka dy arsye për..
Nëse kriza politike vazhdon, përfitimet e humbura do të arrijnë një prag nga i cili biznesi bullgar në mënyrë të pakthyeshme do të fillojë të humbasë aftësinë konkurruese për shkak të deficiteve në rritje në arsim, kujdesin shëndetësor,..