Bullgaria vazhdon të insistojë në një zgjidhje diplomatike të krizës në Ukrainë dhepo mbetet një partner besnik dhe i parashikueshëm në NATO. Ushtritë kombëtare - trupat bullgare, komanda bullgare dhe udhëheqja ushtarake bullgare do të luajnë një rol kryesor në sistemin bullgar të mbrojtjes. Këtë e bëri të ditur Kryeministri Kirill Petkov gjatë një seance të jashtëzakonshme të Kuvendit Popullor të thirrur për shkak të krizës me Ukrainën.
Qëndrimi i shprehur nuk është i ri për politikën e Bullgarisë si anëtare e NATO-s, pasi edhe sot e kësaj dite të gjitha pajisjet e përdorura nga partnerët tanë gjatë stërvitjeve këtu janë nën komandën e Ushtrisë Bullgare - tha para BNR Milen Keremedçiev, ish-Zëvendësministër i Punëve të Jashtme.
“Ajo që është e rëndësishme të theksohet është se Bullgaria do të jetë e gatshme të marrë përsipër një kontingjent në rritje të NATO-s, por kjo ka ndodhur edhe më parë. Vitin e kaluar në Bullgari u zhvillua një nga stërvitjet më të mëdha ushtarake me mbi 18 000 trupa nga shumë vende të NATO-s, kështu që nuk po shoh ndonjë ndryshim apo tërheqje të madhe nga pozicionet tona që zumë akoma gjatë anëtarësimit tonë në Aleancë. Bullgaria gjithmonë është përpjekur të jetë mik me të gjithë, gjë që është vërtet e pamundur në këtë situatë. Ekziston një antagonizëm serioz midis kundërshtuesve - nga njëra anë Rusia dhe nga ana tjetër anëtarët e NATO-s, veçanërisht në Evropë. Duhet të paraqesim më qartë qëndrimin tonë. Koha e miqësisë dhe e poshtërimit ka kaluar prej kohësh.”
“Situata është jashtëzakonisht e rëndë, por nuk duhet të jemi histerikë. Ende ka shans për paqe. Aktualisht jemi dëshmitarë të pikës më të lartë të tensionit midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, NATO-s, Ukrainës. Ne jemi gjithashtu dëshmitarë të përshkallëzimit të vazhdueshëm të këtij tensioni... Nuk ka pasur një krizë të tillë që nga aneksimi i Krimesë”, tha për BNR, Angell Najdenov, ish-Ministër i Mbrojtjes.
“Është mirë që të mos arrihet në dislokimin e ushtrive tokësore në territorin bullgar, por kjo nuk duhet të përjashtohet. Nga pikëpamja ushtarako-teknike, po shoh se Ministria e Mbrojtjes ka disa pikëpamje, që synojnë jo praninë e përhershme, apo zhvendosjen e këtyre komponentëve, por pjesëmarrjen në stërvitje të përbashkëta me ushtrinë bullgare”.
Qeveria bullgare këmbëngul për uljen e tensioneve, por vendi ynë nuk disponon mjete reale për ta arritur këtë prioritet, mendon Milen Keremedçiev. Dhe kujton fjalët e Ministrit të Mbrojtjes Stefan Janev se " aktualisht askush nuk ka ndërmend të sulmojë Bullgarinë dhe se Bullgaria gjithashtu nuk do të sulmojë një vend tjetër". Kjo deklaratë është tërësisht në kontekstin e deklaratës së SHBA-së se nuk do të dërgojë trupa në rast të një konflikti të nxehtë në Ukrainë.
A është realiste zgjidhja e krizës në mënyrë diplomatike?
“Aktualisht nuk mund të flasim për një rritje të mprehtë të përshkallëzimit, dmth. për një operacion të vërtetë ushtarak në Rusi në këtë moment - tha Milen Keremedçiev. - Teknikisht, ajo ka rreth 120-150 mijë trupa në kufirin me Ukrainën dhe pajisjet përkatëse, por nuk është e mundur të fillojë një aksion ushtarak në shkallë të plotë. Ushtria e Ukrainës në gatishmëri të plotë, është 280 mijë veta, plus një dislokim shumë të shpejtë të po aq rezervistëve”.
Sipas fjalëve të Keremedçievit, situata mund të bëhet shumë më e nxehtë vetëm brenda një muaji, pasi Rusia tashmë po transferon armët e saj më moderne në Bjellorusi, e cila kufizohet me Ukrainën. Si pjesë e një stërvitjeje në shkallë të gjerë, anije zbarkuese udhëtojnë nga Baltiku drejt Detit të Zi. “Rritja e mprehtë e trupave ushtarake të Rusisë do të përfundojë pas rreth një muaji. Prandaj, për mendimin tim, është marrë vendimi për ngritjen e aftësive mbrojtëse të vendeve anëtare të NATO-s, duke përfshirë dhe dërgimin e avionëve luftarakë shtesë në Bullgari nga Spanja dhe Holanda, si dhe anije luftarake nga Spanja. “NATO-ja vepron në përputhje me veprimet e Rusisë”, tha analizatori.
Edhe pse nuk ka një kërcënim real ushtarak në situatën e tanishme, ekziston rreziku i presionit ekonomik mbi çmimet e energjisë. Çfarë masash mund të merren për të mbrojtur ekonominë bullgare si rrjedhim i pasojave negative të këtij konflikti?
“Ndikimi mund të jetë në drejtime të ndryshme, sidomos në aspektin e furnizimit me energji – tha Angell Najdenov. - Disa analistë e konsiderojnë gazsjellësin përmes territorit bullgar si një garanci shtesë se Rusia nuk do t'i lejojë vetes të pezullojë furnizimet, por e gjithë kjo duhet vlerësuar, dhe rrjedhimisht ndikimi në sektorët e tjerë ekonomikë. Natyrisht duhet të hartohet një plan që jo vetëm të vlerësojë, por edhe të shmangë pasojat negative për sistemet ekonomike dhe sociale të vendit tonë”.
Përpiloi: Elena Karkallanova /sipas intervistave të Snezhana Ivanovës dhe Veselina Millanovës, BNR – “Horizont”/
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Një maqedonasе bëhet zëvendëssekretarе е përgjithshmе е NATO-s Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte emëroi Radmila Shekerinska nga Maqedonia e Veriut si zëvendëssekretare të përgjithshme të Aleancës. "Jam i lumtur të njoftoj emërimin e..
Pothuajse një muaj pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 27 tetorit, Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor ende nuk mund të fillojë punën sepse përfaqësuesit e popullit nuk mund të zgjedhin të parin mes të barabartëve. Ngërçi politik në..
Përfshirja e bullgarëve në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut duhet të bëhet me "efekt të vonuar" - pasi vendi të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian. Presidentja e Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska ia bëri këtë propozim kreut të shtetit Rumen Radev në..