Komiteti rinor i partisë VMRO organizoi një protestë pranë rezidencës “Bojana” përpara takimit të përbashkët të qeverive të Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Në një letër ata kërkojnë takim me kryeministrat Kirill Petkov dhe Dimitër Kovaçevski. "Po flasim për linjat ajrore dhe jo për problemet reale - të drejtat e bullgarëve në Maqedoni, problemet me gjuhën, historinë dhe kulturën tonë," tha Aleksander Sidi për televizionin bTV.
“Dëshirojmë të deklarojmë qëndrimin e VMRO-së dhe të mbi 70% të qytetarëve bullgarë se në Republikën e Maqedonisë së Veriut jetojnë bullgarë, të drejtat e të cilëve po shkelen çdo ditë”, tha Sidi. Ai shtoi se gjuha dhe historia bullgare nuk mund të vidhen dhe se “serbomanët” nuk kanë vend në BE, raportoi BGNES.Presidenti Rumen Radev ka thirrur sot mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare, kushtuar rreziqeve dhe kërcënimeve për sigurinë kombëtare nga përhapja e lëndëve narkotike dhe dehëse tek brezi i ri dhe keqpërdorimi i tyre...
Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e monedhës bullgare – lev. Partitë e tjera dhe organizatat e shoqërisë civile pritet të bashkohen...
Këshilli i Ministrave nuk ka diskutuar hipotezën e pjesëmarrjes së mundshme të Bullgarisë me forcat paqeruajtëse në Ukrainë. Kështu ka deklaruar për media zëvendëskryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste Bullgare (BSP), Atanas Zafirov...
Me manifestime të ndryshme në mbarë Bullgarinë po shënojmë 152 vjet nga vdekja e Apostullit të Lirisë Bullgare Vasill Levski. Një ceremoni përkujtimore..
Guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB), Dimitër Radev do të nënshkruajë kërkesën për një raport të jashtëzakonshëm të konvergjencës për..
Diplomacia bullgare, pa u mburrur, përdor ndikimin e saj për të liruar qytetarët bullgarë që janë pengje të Hamasit në Gazë. Falënderuam ambasadoren..