Edhe Ministria e Punëve të Jashtme doli me një qëndrim për këmbënguljen e Rusisë për tërheqjen e forcave të Aleancës nga Bullgaria dhe Rumania. Në faqen e saj në Facebook, Ministria e Punëve të Jashtme kujton se sipas vendimit nr.1 të Gjykatës Kushtetuese në Bullgari i shpallur dhe i hyrë në fuqi nga data 4 shkurt 2003 ushtritë e një bashkimi politik, ose ushtarak nuk janë të huaja sipas kuptimit të nenit 84, pikës 11 të Kushtetutës, nëse kalimi ose qëndrimi i tyre në territorin e vendit lidhet me përmbushjen e detyrimeve aleate”.
Në një deklaratë, Ministria jonë e Jashtme i bëri thirrje Federatës Ruse të mbetet e angazhuar në një dialog konstruktiv me anëtarët e NATO-s në Këshillin NATO-Rusi, që synon të ardhmen e një Evrope më të bashkuar dhe më të sigurt, të bazuar në sundimin e ligjit dhe zbatimin e rreptë të angazhimeve të ndërmarra ligjore ndërkombëtare.“Kriza aktuale në arkitekturën e sigurisë në Evropë, si dhe kriza në dhe rreth Ukrainës, duhet të zgjidhet përmes mjeteve diplomatike dhe përmes dialogut”, thuhet në deklaratë.
Ministria e Mbrojtjes lëshoi gjithashtu një deklaratë, duke vënë në dukje se pozicioni i Ministrisë së Jashtme të Rusisë vështirë se mund të interpretohet si një sinjal pozitiv në kontekstin e përpjekjeve diplomatike intensive për të ulur tensionet në krahun lindor të NATO-s. “Nëse Federata Ruse ka shqetësime për sigurinë e saj që kanë lidhje për Bullgarinë, ato duhet të paraqiten, duke përfshirë edhe në nivel dypalësh. Ultimatumet jo vetëm se janë jokonstruktive, por do të çonin në një përshkallëzim të mëvonshëm, gjë për të cilin askush nuk ka interes”, thuhet në qëndrimin e Ministrisë së Mbrojtjes.
Presidenti Vuçiq i ofron opozitës të iniciojë referendum nëse ai duhet të qëndrojë në postin e presidentit Serbët nuk besojnë se zgjidhja e krizës politike në vend mund të jetë një “referendum konsultativ” për besimin ndaj presidentit, siç ka..
Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut Timço Mucunski zhvilloi një bisedë telefonike me ministrin e sapozgjedhur të jashtëm të Bullgarisë Georg Georgiev, duke e cilësuar atë si miqësore. E përgëzova për zgjedhjen dhe shpreha vendosmërinë time për të..
Me 125 vota “pro” dhe 114 “kundër”, Kuvendi Popullor votoi që vendi ynë të ketë një qeveri të rregullt me kryeministër Rosen Zheljazkov. Kabineti u mbështet nga tri forcat politike që do të marrin pjesë drejtpërdrejt në qeveri - GERB-SDS, "BSP – E..