Gjatë vitit 2017 autoritetet në Rusi njoftuan se kanë gjetur eshtrat e zhdukur të dy trashëgimtarëve më të rinj të fronit Romanovi, për të cilët u përfol se i kishin shpëtuar ekzekutimit të përgjakshëm të Nikollait të II dhe familjes së tij. Por banorët e fshatit Gabarevo (Bullgari Jugore) thonë të kundërtën, e pikërisht se Aleksej dhe Anastasia Romanovi me qetësi dhe në anonimitet të plotë e kanë pritur vdekjen e tyre këtu në zemër të Luginës së Trëndafilave.
Tema shqyrtohet periodikisht nga mediat dhe hetuesi në pension Bllagoj Emanuillov botoi dy libra ku shkruhet se Aleksej dhe Anastasia kanë banuar në fshatin bullgar Gabarevo, të fshehur pas emrave Eleonora Kryger dhe Zhorzh Zhudin.
Një seri të dhënash dhe rastësish të çuditshme me identitetin e fëmijëve mbretërorë i kthejnë personazhet misterioze nga Gabarevo në një legjendë.
Gjatë vitit 1922, e paditur se që ku, një grua e re me një sjellje aristokratike me emrin Eleonora Albertova Kryger, mbërriti në Gabarevo. Por, të gjithë e quanin zonja Nora. Ajo filloi të jetonte bashkë me mjekun rus i cili kishte ardhur në fshat një muaj më parë, doktor Aleksiev, me të cilin u martua më vonë. Një vit më vonë tek ata erdhi dhe u akomodua një i ri i sëmurë. Ai u regjistrua në bashki me emrin Zhorzh Zhudin.
Shikoni reportazhin nga fshati Gabarevo me rrëfimet e dëshmitarëve okularë të bashkëkohësve të Eleonora Kryger. Mund ta rregulloni përkthimin nga cilësimet në fund djathtas.
Por çfarë kujtojnë banorët e Gabarevos për Eleonora Kryger?
Zonja Nora ka pasur sjellje të rafinuara, ka folur disa gjuhë, ka luajtur në piano, ka qëndisur qëndisje ruse të bardha dhe shumëngjyrëshe. Ka lexuar shumë dhe ka pirë duhan vazhdimisht, ka përdorur dhe opium. U ka dhënë mësime fëmijëve të fshatit. Në kufirin midis qafës dhe buzës së djathtë ajo ka pasur një plagë me shenjë prej arme zjarri. Ka qenë e plagosur dhe në kraharor.
Stefana Nestorova është mes bashkëkohësve të pakët të gjallë të Eleonora Krygerit. Ajo kujton zërin e saj të mbytur dhe të ngjirur:
“Ajo mbante gjithmonë një shall të lehtë rrëshqitës sepse shenja në qafë ishte shumë e dukshme - disi e pahijshme për të treguar një gjë të tillë. Ndoshta ishte nga periudha kur e kanë përpunuar në Turqi, pasi kanë udhëtuar me anije. Nuna ime më pati thënë se në fund të jetës, zonja Nora i ka treguar se kur ka qenë e vogël e kanë larë në një vaskë të praruar. Ka pasur shërbëtore të saj personale e cila e ka krehur, e ka veshur dhe është kujdesur për të.”
Në qendër të fshatit, bashkëfshatarët kanë ngritur një pllakë përkujtimore për nder të doktorit Aleksiev dhe të Eleonora Krygerit të dashur prej tyre:
“Unë personalisht kam dëgjuar nga fqinjët e mi sesi i ka mësuar të luajnë në piano, si dhe shumë gjëra të tjera nga bota mondane të pakuptueshme për ta. Tani duam që në katin e poshtëm të Shtëpisë së Xhananovit në të cilën ka jetuar dhe Vasill Levski, të paraqitim një koleksion kushtuar zonjës Nora dhe ai të përfshihet në listën turistike të bashkisë Pavell Banja” - thotë Maria Kucarova nga qendra e vatrës së kulturës së fshatit.
Fakte, hamendje apo mistifikim?
Akoma derisa zonja Nora dhe Zhorzh ishin të gjallë, në fshat përflitej se ishin me prejardhje mbretërore. Në mesin e shekullit të 20-të, në një spital në qytetin Ballçik në Detin e Zi, një ushtar rus u tregoi dëshmitarëve atëherë sesi Nikolla i II personalisht e ka ngarkuar atë që të nxjerrë princin e ri dhe princeshën Anastasia nga pallati dhe t'i fshehë. Pas peripecive të shumta, fëmijët e mbretit kanë hipur në një anije në Odesë. Por në rrëmujë e sipër, Anastasia u plagos nga një armë zjarri e Kalorësisë së Kuqe.
Zhorzh Zhudin vdiq në vitin 1930 me simptoma, të ngjashme të hemofilias - një sëmundje nga e cila vuante dhe vetë Princi Aleksej. Ai është i varrosur në varrezën e vjetër të fshatit. Afro çerek shekull më vonë, ndërroi jetë dhe Eleonora Kryger, e cila mori me vete dhe sekretin për veten e vet. Ajo është varrosur nga ana e majtë e Zhorzhit.
Tani eshtrat e Norës dhe të Zhorzhit mbahen në një vend të fshehtë nga hetuesi Bllagoj Emanuillov dhe vetëm një ekzaminim i pavarur i ADN-së mund ta zgjidhë misterin. Por, për arsye të ndryshme asnjë nuk e merr përsipër të financojë analizën e shtrenjë.
Shikoni akoma: Gabarevo – fshati i 100 gypave
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Veneta Nikollova, arkiv
Si dukej bota e kafshëve në zonën e qytetit të sotëm të Trënit (Bullgaria Perëndimore) më shumë se 80 milionë vjet më parë - kësaj pyetjeje po përpiqen t'i përgjigjen paleontologët nga Muzeu Kombëtar i Shkencave Natyrore në Akademinë Bullgare të..
Muzeu Historik Kombëtar feston 130-vjetorin e lindjes së mbretit Boris III me ekspozitën “Mbreti Boris III. Një personalitet dhe burrë shteti”. Ajo do të hapet sot, 3 tetor, në hollin qendror të muzeut. Ekspozita do të prezantojë, sipas rendit..
Koka e një statuje është zbuluar gjatë gërmimeve në kanalin e madh të qytetit antik të Heraklea Sintika. Ajo është e statujës që u zbulua disa ditë më parë dhe tani është në muzeun e Petriçit që të studiohet nga restauruesit. “Kjo verë ishte..