Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Çfarë është survaçka dhe çfarë dinë të huajt për këtë atribut tipik bullgar?

Foto: BGNES

Audienca shumëgjuhëshe e Radio Bullgarisë është shumë mirë e informuar për traditat dhe kulturën e vendit tonë, gjë që i detyrohet në një shkallë të madhe informacionit të detajuar që ju prezantojmë çdo ditë në 10 gjuhë përmes teksteve, podkasteve dhe fotove nga Bullgaria. Këtë e dëshmojnë edhe rezultatet e sondazhit tonë të radhës, i cili u prit me shumë interes nga audienca jonë e madhe.

Ne ju pyetëm: "Çfarë është survaçka?" Konstatuam me një kënaqësi të madhe se 80% e përdoruesve tanë online e kanë treguar përgjigjen e saktë, e pikërisht se “survaçka” është atributi tradicional për urimet e Vitit të Ri. Janë ngatërruar vetëm vizitorët e faqes shqipe dhe asaj serbe. Disa prej tyre kanë vënë re se survaçka është shkop magjik, disa të tjerë – se ajo është pjesë e dekorimeve tona folklorike për Krishtlindjet.

Çfarë është survaçka?

“Survakane” është një nga zakonet më të dashura bullgare të Vitit të Ri. Atributi kryesor është pikërisht “survaçka” – shkop thane, i zbukuruar me fije shumëngjyrëshe të përdredhura, kokoshka, fruta të thata dhe monedha. Edhe sot e kësaj dite në orët e para të Vitit të Ri bullgarët, zakonisht fëmijët, i trokasin me të ashtuquajturin “survaçka” anëtarët e familjes duke i uruar shëndet dhe mbarësi. Ja një prej urimeve më të përdorura:

“Surva, surva, një vit i gëzuar,

të mbjella të bollshme në fusha,

një mollë e kuqe në kopsht,

një misër e verdhë,

një kokërr rrushi të madh në vresht,

një qese plotë me para...

Jetë e gjatë deri mot, deri në motmot!”

Tradicionalisht, në orët e para të vitit të ri survakarët shkojnë nëpër fshat dhe i trokasin me survaçkën fqinjët dhe të afërmit.Nikoqirët u japin para ose karamele. Më shumë për këtë traditë të bukur bullgare plot simbolikë mund të mësoni nga publikimet e Radio Bullgarisë: Viti i Ri, Fat i Ri dhe Survaçka – shkopi magjik i bullgarëve.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria sot – 22 prill 2025

Në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e ditës. Më 22 prill mbushen 105-vjet nga lindja e mjeshtrit të fjalës bullgare – Valeri Petrov. Lidhur me këtë në rubrikën “Kënga e Ditës” do t’ju ofrojmë një këngë sipas vjershave të tij. Doemos do të..

botuar më 25-04-22 3.00.MD

Një klub i radios në Indi zhvilloi kuiza për Vasill Levskin dhe Radion Kombëtare Bullgare

Bullgaria, e largët si mirazh, del e dashur për një person që nuk ka shkelur kurrë në vendin tonë. Për afro 50 vjet, z. Jayanta Chakrabarty ka ndjekur gjithçka që ndodh në vendin tonë dhe ndoshta di më shumë për historinë dhe gjeografinë e tij se disa..

botuar më 25-04-22 7.10.PD

Bullgaria sot – 21 prill 2025

Të nderuar miq, në këtë program do t'ju njohim me një bullgar besarabian nga Moldavia, Ivan Stojanov. Më pas do mund të dëgjoni më shumë për Peshkopin Francesco Galloni i cili ia kushton jetën e tij të varfërve dhe jetimëve në Bullgari. Në..

botuar më 25-04-21 8.00.PD