Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rumen Radev dhe Ilijana Jotova u betuan në Kuvendin Popullor për mandatin e dytë si President dhe Nënpresident

Rumen Radev dhe Ilijana Jotova
Foto: BGNES

Presidenti Rumen Radev dhe Nënpresidentja Ilijana Jotova u betuan në Kuvendin Popullor se gjatë mandatit të dytë do t’i përmbahen Kushtetutës dhe ligjeve të vendit dhe në të gjitha veprimet e tyre do të udhëhiqen nga interesat e popullit. “Demokracia dhe shteti i së drejtës janë themelet që duhet t’i rivendosim”, tha Rumen Radev në fjalimin e tij të parë para popullit dhe Kuvendit Popullor. Sipas tij, krizat aktuale, të cilat përshkallëzohen dhe përdoren në prapaskenë, nuk duhet ta largojnë vëmendjen nga prioritetet strategjike.

“Është detyra ime si kreu i shtetit të kthej axhendën në synimet afatgjata të vendit, shumë përtej horizontit të mandateve politike - tejkalimin e krizës demografike; përballimin e varfërisë dhe pabarazisë; ngritjen e standardit dhe cilësisë së jetës; zhvillimin shpirtëror; garantimin e sovranitetit dhe sigurisë; mbrojtjen e interesave dhe dinjitetit kombëtar; duke afirmuar imazhin pozitiv të vendit tonë jashtë”, theksoi kreu i shtetit.

Deputetët e partia GERB dolën nga salla plenare gjatë fjalimit të Rumen Radevit, të provokuar nga fjalët e tij se në mandatin e parë presidencial modeli i vjetër autoritar arriti kulmin dhe se revolta civile kundër mafiotizimit të pushtetit nxori në sipërfaqe fakte dhe procese, për të cilët ai heshti.

Në ceremoni asistuan Kryeministri Kirill Petkov dhe ministrat e kabinetit, Petër Stojanov - President nga viti 1997 deri në vitin 2002, ish-kryetarë të Kuvendit Popullor, anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, përfaqësues të trupit diplomatik, të feve të regjistruara, të institucioneve shtetërore.

Pas betimit në parlament, Patriarku Neofit mirëpriti Presidentin dhe Nënpresidentin në Katedralen Patriarkale “Shën Aleksandër Nevski”, ku kreu një lutje solemne me rastin e inaugurimit të tyre të ardhshëm më 22 janar të këtij viti.





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Toshko Jordanov

Në leximin e parë deputetët hodhën poshtë ndryshimet që kanë të bëjnë me ndërrimin e gjinisë së fëmijëve

Kuvendi Popullor hodhi poshtë në lexim të parë pesë projektet për ndryshime në Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve. Propozimet më të diskutueshme në to kanë të bëjnë me ndryshimin e seksit të fëmijëve nën 18 vjeç. Projektligji i "Ka një popull të tillë"..

botuar më 24-09-26 2.04.MD

1/3 e votuesve janë gati për të votuar

Nëse zgjedhjet do të mbaheshin në fund të shtatorit, në parlament do të hynin 7 parti politike, sipas një studimi të “Alpha Research”. GERB ka 23.9% mbështetje. Pas tyre renditet “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” (PP-DB) me 14,4..

botuar më 24-09-26 10.44.PD
Presidenti bullgar Rumen Radev dhe homologu i tij iranian Masoud Pezeshkian në një takim në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

Presidenti kërkoi ndihmë nga Irani për lirimin e bullgarëve në Jemen

Bullgaria mbështet misionin fisnik të OKB-së dhe politikat e zhvillimit, jo konfliktet ushtarake për të përcaktuar të ardhmen e njerëzimit. Kështu deklaroi presidenti Rumen Radev në një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres..

botuar më 24-09-26 8.48.PD