Këto ditë banorët e Varnës përfituan nga moti jashtëzakonisht me diell dhe i ngrohtë për të shkuar në plazh. Por jo për t'u dhënë pas banjave detare, por për të shijuar një atraksion tradicional lokal -qindra mjellma të bardha si bora që pozojnë gati për selfi. Çdo vit shpendët gracioze fluturojnë nga gjerësia veriore dhe vendosen në plazhin e oficerëve në kryeqytetin tonë detar, ku qëndrojnë deri në pranverën e vonë.
Të ardhurit e huaj me pendë janë përfaqësues të specieve të mjellmave të heshtura - një nga tre llojet e mjellmave që hasen në Evropë, që bëjnë fole në vendin tonë, mësojmë nga ornitologu Petër Jankov. “Me ardhjen e të ftohtit, në rajonin e Varnës vijnë tufa të mëdha mjellmash të heshtura nga vendet skandinave dhe baltike, Polonia dhe Gjermania, domethënë aty ku rezervuarët janë të ngrirë”, shpjegon Petër Jankov dhe shton:
“Mjellmat janë vegjetarianë, hanë ushqim bimor, ose më në përgjithësi - kullosin bimët nga fundi i pellgjeve, domethënë nga ajo pjesë e pellgut të ujit që mund ta arrijnë me qafën e tyre të gjatë. Ato nuk zhyten, por notojnë mbi sipërfaqen e ujit. Dhe prandaj mund ti shikojmë kudo ku ka vende më të cekëta. Në Varna ato janë nëpër bregun e detit, meqenëse aty uji zakonisht nuk ngrin. Madje dhe kur temperaturat bien nën minus 10-15 gradë, ka vende rreth qytetit Varna, ku burojnë ujëra të ngrohta.”
Mjellma e heshtur haset jo vetëm në rajonin e Varnës, por dhe nëpër të gjithë bregdetin tonë, si dhe në shumë rajone të tjera të vendit. I quajnë të heshtur, për shkak tëfishkëllimës së tyre të mbytur dhe të fërshëllimës së lehtë. Ata pëlqejnë të hanë kryesisht bimë ujore, krimba, krustace dhe molusqe. Dhe pavarësisht se këto shpendë të mëdhenj të bardhë nuk frikësohen aspak nga njerëzit dhe madje nganjëherë dalin në bregun e detit që të kërkojnë ushqim, ambientalistët apelojnë që në asnjë mënyrë t’i mos ushqejmë me bukë ose me çfarëdo që të na vijë në mendje, që të mos i dëmtojmë.
“Natyra është kujdesur për ushqimin e tyre. Nëse uji ngrin dhe ushqimi nuk është i pranishëm, mjellmat fluturojnë më në jug, ku ka pellgje ujore të pa ngrira”- sqaron Petër Jankov. Përveç kësaj, nuk është e rekomandueshme t’i afrojmë jashtëzakonisht shumë. Sado të qetë të duken dhe tepër të lezetshme dhe të hijshme kanë fuqi të jashtëzakonshme dhe mund të thyejnë ndonjë gjymtyrë njerëzore me një goditje të krahut ose të sqepit. Në këtë periudhë të vitit, një gjallërim i këndshëm zogjsh mbretëron në zonën e Liqenit të Varnës aty pranë, i cili është ndër ligatinat e mbrojtura në vendin tonë, që strehon një larmi të pabesueshme mysafirësh ajror.
“Aty takohen një numër shumë i madh shpendësh, të kërcënuara jo vetëm në shkallë kombëtare, domethënë brenda Bullgarisë, por edhe në mbarë Evropën, madje edhe në mbarë botën - thotë Petër Jankov. Dhjetëra janë llojet, të cilat bëjnë fole në liqen, më në veçanti gjatë periudhës së dimrit dhe në periudhën e migracionit. Për shembull gjatë muajit shtator, që aty kalojnë afro 30-40 mijë pelikanë bojë roze. Disa prej tyre ndalojnë në Liqenin e Varnës dhe në pellgjet e ujit përreth, që të pushojnë. Gjatë periudhës së dimrit mijëra shpendë e zgjedhin liqenin për strofkë të vet dimërore. Mes tyre ka dhe lloje të kërcënuara botërisht, si rosa e ngricave (Clangula hyemalis), pelikani kaçurrel (Pelecanus crispus) e të tjera.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: BGNES-arkiv, Toni Petrova, eunis.eea.europa.eu
Rezultatet e referendumit për anëtarësimin e Moldavisë në BE, si një qëllim strategjik për t'u shkruar në kushtetutën e vendit, përforcuan pikëpamjen pro-evropiane të vendit, edhe pse me një dallim shumë të vogël nga euroskeptikët. Mirëpo, pritet..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez në Bullgari, në partneritet me Institutin Polar Francez "Paul-Emile Victor", Institutin Antarktik Bullgar, Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" dhe Televizionin Kombëtar Bullgar organizojnë një takim..
Bullgarët e Besarabisë janë "pjesë e pandashme e fuqisë kombëtare bullgare, e bashkësisë shpirtërore dhe kulturore bullgare. Ata do të mbeten sepse lidhja mes nesh dhe tyre është e pathyeshme" - shkroi numri i vetëm i gazetës "Besarabia Bullgare",..
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin..