Piktorët janë një racë e veçantë e qenieve njerëzore. Shumë prej tyre jetojnë sipas rregullave të veta, sepse dashuria për lirinë nuk i lejon të bien në kallëp dhe të bëjnë të njëjtën gjë, në të njëjtën mënyrë gjithë jetën. Para 30 vitesh, në 1992, arti figurativ bullgar humbi një nga talentet e tij të jashtëzakonshme – piktori Dimitër Kazakov – Neron (1933-1992). Për të siguruar të ardhura të qëndrueshme, Kazakov punonte ndër vite si artist posteri, piktor në një fabrikë ushtarake e gjetkë, derisa zgjodhi fatin e një artisti të pavarur në kryeqytet. Shumë prej veprave të krijuar prej tij nuk lejohej të ekspozoheshin në Bullgarinë socialiste, por ato që ai arriti të prezantojë jashtë shtetit, u vlerësuan shumë lartë nga admiruesit. Ekspozita të suksesshme me vete piktori arriti të prezantojë në Greqi, Zvicër, Austri, ShBA, Francë, Spanjë, Japoni, Kuvajt.
Në vitin 1981, Dimitër Kazakov braktisi pikturën për shkak të alergjisë së tij të rëndë ndaj bojërave të vajit. Megjithatë, ai nuk mendoi për asnjë moment të hiqte dorë nga piktura. Pothuajse menjëherë i zëvendësoi ato me bojëra akrilike dhe me bojëra uji. Ai gjithashtu zotëroi hollësitë e skulpturës dhe gdhendjes në dru. Gjatë jetës së tij 59 vjeçare, Dimitër Kazakov i la trashëgimi artit bullgar mbi 15 000 piktura, akuarele, grafika, vizatime, plastikë dhe qeramika të pikturuara dhe pikturat e tij janë ndër më të vlerësuarat.Përpilues: Joan Kolev
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Në mënyrë festive dhe me respekt ndaj përvjetorit të 143 të lindjes së Vlladimir Dimitrov - Mjeshtrit, Galeria e Arteve e Qytetit Kjustendill jep Çmimin Kombëtar të Pikturimit për vitin 2024 me emrin e piktorit të famshëm bullgar. Vlladimir..
Qyteti danubian Svishtov do të shënojë sot 169 vjet nga themelimi i qendrës së parë kulturore bullgare, të ashtuquajturat vatra kulturore (çitalishte). Festimi do të bëhet para pllakës përkujtimore të Dimitër Naçoviç, ku do të vendosen lule. Qendra..
Pesë autorë dhe katër përkthyes do të jenë rezidentët e Shtëpisë së Letërsisë dhe Përkthimit në vitin 2025.Autorët do të punojnë në projektet e tyre dhe përkthyesit do të kërkojnë autorë dhe tituj të rinj bullgarë për përkthim për t'ua ofruar..